<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kështjella dardane shumë shtresore e Gërqinës së Gjakovës

Shkruan; Haxhi MEHMETAJ

Kështjella thirret më fjalën e vjetër shqipe Gjytet dhe për herë të parë është identifikuar në vitin 2018,nga autori i këtij shkrimi kur po shkruhej libri “ Trashëgimia arkeologjike e Komunës së Gjakovës”. Kreshta ku ngihej kështjella siguron mbrojte të mirë natyrore dhe pozicion të jashtëzakonshëm strategjik. Në fazën e gjurmimeve të deritashme hetohet që ajo ka qenë e banuar gjatë dy periudhave, periudhës parahistorike dhe periudhës së antikitetit të vonë.


Kështjella malore, më larësi mbidetare 985m, ndodhet mbi kreshtën shkëmbore në veriperëndim të fshatit Gërqinë të komunës së Gjakovës. Ngrihej në malet e Pashtrikut, në një segment të trasesë rrugore parahistorike dhe antike që lidhte viset malore të Gjakovës më viset malore të Shqipërisë, pranë kufirit të sotëm në mes të Kosovës dhe të Shqipërisë. Thirret më fjalën e vjetër shqipe Gjytet dhe për herë të parë është identifikuar në vitin 2018,nga autori i këtij shkrimi kur po shkruhej libri “ Trashëgimia arkeologjikes e Komunës së Gjakovës”.


Kreshta ku ngihej kështjella siguron mbrojte të mirë natyrore dhe pozicion të jashtëzakonshëm strategjik. Ana veriore e kështjellës është e pangjitshme për shkak të pjerrtësisë rapide. Nga maja e kreshtës si në pëllëmbë të dorës mbahet në kontroll terreni malor dhe kodrinor në veriperëndim dhe rrafshi fushor i një pjese të madhe të Dukagjinit në juglindje.
Kështjellës së Gërqinës, përkatësisht gjurmët e shtrirjes së saj vrojtohen në një sipërfaqe prej afro pesë hektarësh. Në fazën e gjurmimeve të deritashme hetohet që ajo ka qenë e banuar gjatë dy periudhave, periudhës parahistorike dhe periudhës së antikitetit të vonë. Siç duket gjatë të dyja periudhave kishte formë eliptike të parregullt. Periudha parahistorike dëshmohet nga tri trakte muresh dhe nga parete të enëve të qeramikës.

Muret e epokës parahistorike me gjatësi 80 – 100m dhe gjerësi që lëvizë nga dy deri në tri metra kanë qenë të ngritura me gurë të thyer gëlqerorë, të rreshtuar pa material lidhës. Ato ruhen kryesisht në formë të ledheve të gurëve.
Fortifikimi i periudhës së parë të banimit, bazuar sipas teknikës së murimi edhe të kështjellave të tjera parahistorike në Kosovë dhe në Shqipëri, do datuar në kohen dardane të bronzit të vonë apo në kohen e hekurit të hershëm.


Fortifikimi i periudhës së antikitetit të vonë vrojtohet në formë të ledheve të dheut dhe aty këtu gjurmëve të mureve të ngritura më gurë të thyer, të lidhur më llaç gëlqereje. Do datuar në shek. IV – VI pas Krishtit. Antikitetit të vonë mund ti përshkruhen edhe gjurmët e një kulle drejtkëndore përmasash 6 x 4m, e cila është ndërtuar më gurë gëlqerorë në anën perëndimore të kështjellës. ( Nga libri: H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës së Gjakovës, Prishtinë 2019, f.88 – 91,fig.116 -119)


Kështjella e Gërqinës (foto dhe dizajn : Dukagjin Mehmetaj). /InforCulture

postbck postbck

Recent Posts

Gjenet mund të ndikojnë se kush preket nga kanceri, shkencëtarët zbulojnë një lidhje të re

    Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë dëshmi se përbërja gjenetike e një…

7 hours ago

Çfarë i ndodh tensionit të gjakut kur pini më shumë ujë?

    Marrja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për shëndetin dhe është veçanërisht e…

7 hours ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

12 hours ago

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

2 days ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

2 days ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

3 days ago