<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Dokumenti me shkabën e flamurit më 1922(Foto)

Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e cila njihet dhe si Dita e Flamurit, studiuesi i historisë Nuridin Ahmeti ka publikuar në Facebook një dokument arkivor që i përket datës 9 Nëntor 1922, ku tregohet forma e shkabës së flamurit kombëtar dhe ajo e vulave zyrtare.

Kërkuesi i Institutit Albanologjik të Prishtinës pohon për Vizion Plus se këtë dokument e ka siguruar në Arkivin Qëndror të Shqipërisë, gjatë hulumtimit për tezën doktorale “Kleri në Lëvizjen Kombëtare Shqipëtare 1908-1912″, të mbrojtur në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë, në vitin 2014.

Studiuesi thekson se bashkëlidhur me këtë imazh ka dhe një dokument tjetër, të cilin zoti Ahmeti e ka lënë në origjinal: “Tiranë me 9. VII. 1922. Tue qene se forma e shkabës se Flamurit Kombëtarë e ajo e vulave zyrtare nuk ja ngjan njena tjetrës…, Këshilli Ministruer ne bisedën e vet Nr. 608 me 7-7-1922 mbi propozimin Legatës shqiptare te Londonit Nr.

51/19 me 2-6-1922 percjellun me shkresën e Ministries se P. te Jashteme vendosi qi nder katër shkabat e zografisune ne London e te paraqituna me shkresën e mësipërme t’asaj Legate, te pranohet ajo qi përmban Nr. 3 kopja e te cilës po ju paraqitet këtu ngjit me lutje qi t’i komunikohet per veprim gjithë degëve te mvaruna prej asaj zyre.”

Dy fjalë mbi studiuesin Nuridin Ahmeti

Nuridin Ahmeti ka kryer studimet në Fakultetin Filozofik – Dega Historisë, në Universitetin e Prishtinës, më 2004. Në prill të vitit 2005 është pranuar asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës – Dega e Historisë.

Më 2009 mori gradën master i shkencave historike, në të njëjtin fakultet dhe degë, duke mbrojtur temën ”Kontributi i klerit mysliman në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës (1878-1912)”.

Më 2009 u zgjodh hulumtues i pavarur në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik, ndërsa nga viti 2010 ka ndjekur studimet e doktoraturës në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Ai ka mbrojtur tezën doktorale “Kleri në Lëvizjen Kombëtare Shqipëtare 1908-1912″, në vitin 2014.flamuri-ok-600×340-341×340

z.Ahmeti është botues i rregullt në revistat shkencore historike, si: “Gjurmime albanologjike” (Seria e shkencave historike) të Institutit Albanologjik të Prishtinës; “ Studime” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, “Kosova” të Institutit të Historisë në Prishtinë, “Vjetari” të Arkivit Shtetëror të Kosovës, “Universi” të Institutit Shqi¬ptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam në Tiranë etj.

Ai është autor i disa botimeve mes të cilave dhe monografia me titull “Krerë fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës (1878-1912)” (IAP,Prishtinë 2011).

postbck postbck

Recent Posts

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

    Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë…

7 hours ago

Limon dhe kripë, ja si të largoni dhimbjen e kokës në 1 minutë

  Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…

8 hours ago

Qepa mund të përdoret edhe për flokët: Ja si përgatitet maska

    Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…

8 hours ago

Pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e Lidhjes së Prizrenit, kush ishte Mehmet Ali Pashë Maxharri?

‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…

10 hours ago

Pse ndryshon shija e ujit që qëndron gjithë natën në gotë?

    A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…

12 hours ago

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

13 hours ago