<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Familja e prof.Anton Çettës kundër vendosjes së shtatores në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza”

Familja e Prof. Anton Cettës përmes një postimi në rrjetin social facebook janë deklaruar rreth vendosjes së shtatores së prof, Cettës në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza”, Prishtinë, shkruan InforCulture.info

Ata janë shprehur se ky vendim nuk qëndron në përputhshmëri me misionin e prof. Anton Cettës dhe se vendosja e shtatores sipas tyre duhet të bëhet në përballë Fakultetit Filologjik aty ku e ka miratuar Kuvendi komunal.

POSTIMI I PLOTE:

Deklaratë nga familja e prof. Anton Çettës rreth vendimit për vendosjen e shtatores së prof. Anton Çettës, në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza”, Prishtinë
Familja e prof. Anton Çettës, deklaron që nuk është në pajtueshmëri me vendimin që është marrë nga Ipeshkëvia e Kosovës, që me datën 15 janar 2021, shtatorja e prof. Anton Çettës të vendoset në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Ky veprim nuk qëndron në përpuethshmëri me misionin e prof. Çettës.
Siç dihet, veprimtaria e tij ka qenë në sferën e shkencës, arsimit dhe politikës kombëtare në një kuptim mbipartiak e mbifetar. Kujtesa për këtë veprimtari duhet të ruhet në hapësirat publike që i përgjigjen më mirë misionit të tij të madh kombëtar dhe duhet të ruhet si e tillë edhe për brezat që vijnë pas.
Më poshtë mund të gjeni shkresën e dërguar në formë zyrtare, më datë 24.12.2020, nga familja e prof. Anton Çettës drejtuar Imzot Dodë Gjergjit – Ipeshkëv i Kosovës.
I nderuar Imzot Dodë Gjergji,
Në cilësinë e familjes Çetta, ju dërgojmë këtë letër përmes së cilës deklarohemi rreth vendosjes së shtatores së babait pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Ne vlerësojmë nismën Tuaj për të respektuar figurën multidimensionale të babait tonë. Por duke njohur mirë shpirtin e tij, dhe duke qenë të vetëdijshme për jetën dhe veprën e tij, vazhdojmë të besojmë fort se, misioni i tij fisnik u realizua duke u bazuar në vlerat e pajtimit, paqes, tolerancës fetare e mbi të gjitha mbi dashurinë e madhe ndaj popullit të vet shqiptar.
Ne vlerësojmë se figura e babait duhet të jetë model që transmeton tek gjeneratat e reja vlerat duke tejkaluar të gjitha dallimet e një shoqërie multireligjioze ku ndodhemi ne, model i paanësisë dhe dinjitetit.
Vendosja e shtatores brenda mureve të oborrit të Katedrales, do të binte ndesh me parimet dhe qëllimet e tij, prandaj ne si familje nuk e miratojmë një vendim të tillë dhe shpresojmë shumë në mbështetjen Tuaj dhe mirëkuptimin e vendosjes së shtatores përballë Fakultetit Filologjik aty ku e ka miratuar Kuvendi Komunal.
Me respekt,
vajzat e Anton Çettës,
Donika Çetta Junçaj dhe Agata Çetta

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

17 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

17 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

17 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

18 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

18 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

24 hours ago