A ju dhemb shpatulla kur bën ftohtë, mësoni arsyet dhe si ta trajtoni

Rënia e temperaturave tek disa njerëz vjen e shoqëruar me dhimbje dhe therje të shpatullës.

Temperaturat kanë një ndikim të fortë në organizëm, duke shkaktuar kështu dhimbje në fund të qafës përkatësisht në regjionin e shpatullës.

Çfarë e shkakton dhimbjen e shpatullës kur bën ftohtë?

Nëse e keni vënë re, kur bën ftohtë tendenca për të mbledhur supet është krejt e natyrshme. Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë.

Nga ana tjetër, në ditët e ftohta, njeriu dëshiron të mblidhet e të mbështillet pa asnjë dëshirë për të lëvizur. Lëvizjet e kufizuara fizike shkaktojnë ngurtësim të muskujve. Nëse ju keni një ‘barrë të rëndë’ stresi mbi supe, atëherë dhimbja do të jetë edhe më e fortë.

Si mund ta shmangi këtë dhimbje?

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, aktiviteti i rregullt fizik edhe gjatë dimrit mirëmban qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjet.

Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të ngrini pesha të rënda, që të forconi muskujt dhe dendësinë kockore. Aktiviteti i rregullt fizik, qoftë edhe ecja, ndihmon edhe kundër ngurtësimit të muskujve. Mundohuni të rrini sa më lirshëm.

Vishuni mirë dhe çlironi muskujt kur dilni. Shtendosja e muskujve mund gjithashtu t’ju ndihmojë kundër dhimbjeve të muskujve, që nxiten nga rënia e temperaturave.

Kur duhet të kërkoni ndihmën e mjekut?

Nëse nuk jeni të sigurtë për shkakun e dhimbjes së shpatullës atëherë rekomandohet të kërkoni ndihmën e mjekut.

Disa prej treguesve të një situate më problematike janë:

Vështirësia në mbajtjen e sendeve ose ngritjes së krahut

Dhimbja që vazhdon gjatë natës ose kur jeni duke pushuar

Dhimbja që vazhdon për shumë ditë

Enjtje ose nxirje përreth shpatullës ose krahut,

Temperaturë, skuqje të lëkurës dhe nxehtësi në zonën e dhimbjes.

Çdo simptomë tjetër e pazakontë, siç është vështirësia në frymëmarrje.

Nëse dhimbjet shtohen nga i ftohti, atëherë përpiquni të qëndroni në ambiente të ngrohta dhe lëvizni brenda shtëpisë suaj që të përmirësoni fleksibilitetin e gjymtyrëve

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

15 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

16 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

17 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

18 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

19 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

2 days ago