<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kur rusët nuk e kuptuan se po pushtoheshin

Nga arkivat e Moskës kanë dalë dokumentet origjinale të cilat përligjin atë që historianët e dyshonin prej kohesh: sulmi i Hitlerit i zuri rusët në befasi sepse deri në fund, ata menduan se ishte i gjithi një blof!

Në orët vendimtare përpara mësymjes gjermane të 22 qershorit 1941, të njohur ndryshe si operacioni Barbarosa, komanda e lartë sovjetike i kishte dërguar trupave mesazhe kontradiktore. Ushtarët urdhëroheshin të qëndronin në gatishmëri, por të mos i përgjigjeshin provokimeve. Edhe kur tre milionë gjermanë sulmuan në 04:00 të mëngjesit përgjatë gjithë vijës se frontit perëndimor me 3500 autoblinda dhe 600.000 makina të tjera, rusët nuk reaguan nga frika se kështu mund të kundërshtonin vullnetin e Stalinit. Kundërsulmi do të niste vetëm në 07:15, pra mbi tre orë me vonë, çka u kishte lejuar nazistëve të fitonin ndjeshëm epërsi. Dokumentet u publikuan në 77-vjetorin e këtyre ngjarjeve. Ato tregojnë se edhe kur ishte dhënë urdhri i goditjes, trupave u kërkohej të hidheshin mbi armikun dhe ta shkatërronin, por pa e kaluar kufirin. Deri në ato momente rusët kishin marrë sakaq goditje të forta, me 1200 avionë të shkatërruar përpara se të ngriheshin në fluturim. Stalini deri në çastet e fundit duket kishte qenë i bindur se ky ishte një lloj provokimi i Gjermanisë për të hapur negociata me të.

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

40 minutes ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 hour ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 hour ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

2 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

2 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

2 hours ago