“Le Gaulois” ka botuar, të dielën e 30 janarit 1916, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit me gazetarin e “Le Petit Parisien”, të zhvilluar asokohe në Durrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Esat Pasha flet
“Dy fuqi, më thotë ai, e kanë humbur Shqipërinë, njëra, Turqia, e cila i lë gjërat pa vrojtim, duke toleruar gjithçka, duke simuluar ekspedita ushtarake që ndaleshin gjithnjë në gjysmë të rrugës, dhe tjetra, Austria, e cila mbjell ar dhe korrupsion kudo.
Sot, katolikët shqiptarë janë të gjithë austrofilë. Është e vërtetë se ata nuk kanë peshë, duke qenë se janë së shumti gjashtëdhjetë mijë.
Por ekziston një rrezik tjetër, myslimanët fanatikë dhe, bashkë me ta, nacionalistët, njerëzit që kanë qenë kamerierë hotelesh ose diçka të ngjashme në Amerikë dhe që kthehen këtu me ide të gatshme, të pa zbatueshme dhe të rreme shumicën e kohës.
Më në fund, përfundon ai, sado e tmerrshme të jetë situata, vendimi im është marrë. Unë jam me aleatët deri në vdekje”.
Kur tha këto fjalë, zëri i tij u drodh dhe vështrimi i tij e humbi ashpërsinë. Për herë të parë, gjatë intervistës sonë, unë perceptova emocionin nën këto pamje të dhunshme dhe autoritare. Dhe shtrëngimi i dorës ishte i përzemërt dhe i ngadalshëm si ai i një miku.
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…