<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mos bëni asnjë punë shkel e shko: Këshillat e Eqrem Çabej për mësimdhënësit

Eqrem Çabej ka qenë arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog shqiptar. Ka punuar si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konvikti, pastaj u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm. Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zenë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare, por rëndësi të madhe për të gjithmonë ka pasur mësimëdhënia.

Më poshtë ju sjellim letrën dhe këshillat e Eqrem Çabejt për mësuesit:

Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë. Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shembullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetëra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekësh njeriun.

• Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur.

• Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet.

• Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën.

• Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura.

• Mos jini kategorikë.

• Gjithçka shikojeni me sy kritik.

• Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe.

• Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta

• Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.

• Mos bëni asnjë punë shkel e shko.

• Mos filloni të shkruani diçka pa e pasur të qartë në kokën tuaj.

• Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet.

• Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.

• Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kryesore. Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980./gazetametro.net/

postbck postbck

Recent Posts

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

11 hours ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

11 hours ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

12 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë?

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

12 hours ago

“Donin ta merrnin italianët”, misteri i gurit që alarmoi shtetin shqiptar më 1929! Çfarë fshihej në Kabash?

ALBERT HITOALIAJ Në verën e vitit 1929, në një Shqipëri të brishtë, ende në proces…

12 hours ago

Historia e policisë shqiptare nga viti 1912, si filloi me dy djem nga Kosova, rojet e Isa Boletinit…

Nga Gjergj Marku Atë fund nëntori të largët të 1912-ës, teksa Ismail Qemali i kërkonte…

12 hours ago