Shija dhe aroma e uthullës së mollës mund të përbëjnë një faktor pengues për përfitimin e vlerave të këtij produkti.
Por pavarësisht aromës dhe shijes, uthulla e mollës përshkruhet si burimi i rinisë së përjetshme. Studime të ndryshme, konfirmojnë se pirja çdo ditë e këtij lëngu sjell shumë të mira për trupin dhe organizmin.
Si Mund Të Pini Uthullën e Mollës Uthulla e mollës ka një përmbajtje të lartë acidike ndaj mund të shkaktojë djegësira në zonën e fytit. Për pasojë ajo nuk rekomandohet të pihet direkt nga shishja. Ekspertët thonë se uthulla e mollës duhet tretur në filxhan me ujë. Ata sugjerojnë tretjen e 1-2 lugëve gjelle me uthull në një filxhan me ujë.
Më Pak Probleme me Stomakun Uthulla e pafiltruar e mollës është e pasur me fibër që e mbron stomakun. Përveç tretjes dhe problemeve të pakësuara me stomakun, uthulla do të shërbejë edhe si laksativ duke zgjidhur çështjet si konstipacioni. Pehashi Uthulla e mollës ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të pehashit veçanërisht në lëkurë dhe në flokë. Ju mund ta aplikoni atë në lëkurë dhe në flokë çdo mëngjes dhe në mbrëmje duke e tretur në ujë për të marrë efektet më të mira të mundshme. Infeksionet Myku dhe infeksionet janë një rrezik i vazhdueshëm për organizmin që shpesh del jashtë kontrollit. Uthulla e mollës përbën një kurë shumë e mirë kundër mykut që prek zona të ndryshme të trupit. Sheqeri Në Gjak Studimet kanë treguar se konsumi i uthullës së mollës ndihmon në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve të thjeshta. Kësisoj trupi arrin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak. Disa studime kanë zbuluar se konsumi i uthullës para gjumit ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, efekt që zgjat deri të nesërmen. Më Pak Toksina Uthulla e pafiltruar e mollës ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë. Mjafton të tresni një lugë gjelle me uthull në një gotë të madhe me ujë dhe ta pini rregullisht. Rënie Nga Pesha Uthulla e mollës rrit ndjesinë e ngopjes sidomos nëse pihet gjatë një vakti të pasur me karbohidrate. Ekspertët thonë se konsumi ditor i uthullës së mollës ndihmon në pakësimin e depozitave dhjamore dhe në rënien nga pesha.
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…
Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…
Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…
Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…