Ministrja në Detyrë e Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka deklaruar se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për aplikimin e Kosovës në UNESCO.
“Ka qenë një këmbëngulje mjaft e madhe e mija që kemi filluar me listën e trashëgimisë shpirtërore t’i qesim në pah pjesën tonë më të bukur dhe ta bëjmë dosjen e tyre. Ne duhet të përgatitemi si Kosovë për aplikimin në UNESCO. Kështu herën e kaluar për shumë pak vota nuk arritëm, por ajo na ka dhënë një mësim të mirë që neve si institucione brenda për brenda duhet të angazhohemi të gjithë për ta çuar procesin përpara. Edhe besoj që shumë në shpejt ne t’i përgatitim të gjitha dosjet dhe të kalojë UNESCO”.
Dumoshi, tha se kjo është çëhtje politike, duke shpresuar në mbështetjen e faktorit ndërkombëtar që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate globale për trashëgimi kultuore.
“Këto janë edhe çështje politike dhe uroj që të na ndihmojnë ndërkombëtarët në këtë proces si Kosovë me një trashëgimi e cila është mjaft e pasur kulturore”.
Kosova kishte dështuar të anëtarëohet në këtë organizatë, pas lobimit të Serbisë tek anëtarët e UNESCO. /konica.al /InforCulture.info
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…