<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

,,Serbia homogjene” – Projekti për kolonizimin e Kosovës i hartuar nga Stevan Moleviq në vitin 1941

Projekti: ,,Serbia homogjene”

Qarqet shoveniste serbe vazhdonin të bënin plane për pushtimin e trojeve shqiptare, kolonizimi me elementin sllavë, përkatësisht të  ndrrimit të strukturës etnike të popullsisë së Kosovës, të bazuar në projektin e Ilija Grashaninit. Një ndër to është edhe projekti i hartuar prej avokatit nga Sarajeva, Stevan Moleviq, të titulluar ”Serbia homogjene” i 30 qershorit 1941.

Krijuesi i këtij projekti për ”Serbinë e Madhe” ose ,,homogjene”, Stevan Moleviq, para lufte ishte avokat i Banjallukes dhe një prej të parëve të Klubit Kulturor Serb. Programi është hartuar në Nikshiq, ku Moleviq ishte me rastin e kapitullimit të ushtrisë jugosllave. Projekti i tij niset nga ajo se serbët duhet me qenë homogjen në Ballkan, dhe për të realizuar atë duhet që të sigurojnë dominimin e tyre në Jugosllavi. Këtë ,,mision historik”, gjoja mund të realizojnë vetëm nëse e krijojnë ,,Serbinë e Madhe” në Jugosllavi që të marrin frymë me shpirtin e tyre dhe t’ia japen vulën e tyre.

…. Andaj sot serbëve iu imponohet detyra e parë themelore: që ta krijojnë dhe organizojnë Serbinë homogjene, e cila do të përfshinë të gjitha territoret etnike në të cilat jetojnë serbët, dhe që asaj t’i sigurohen vija dhe nyjet e nevijshme strategjike dhe të komunikacionit, dhe trevat ekonomike në mënyrë që t’iu sigurohet zhvillimi ekonomik dhe jeta politike dhe kulturore për të gjitha kohërat…. Gabimi themelor në rregullimin tonë shtetëror ishte ai i vitit 1918, ku janë përcaktuar kufijtë e Serbisë. Ai gabim duhet të përmirsohet, sot ose kurrë. Këta kufijë duhet të vendosen, duhet të përfshijnë tërë territorin etnik në të cilin jetojnë serbe me dalje të lirë në det për të gjitha trevat serbe që janë jo larg detit. …. Ata misionin e tyre historik duhet ta plotësojnë, por mundën këtë ta bëjnë vetëm nëse janë të tubuar në Serbinë homogjene dhe në kuadër të Jugosllavisë. Serbët duhet të kenë hegjemonitet në Ballkan. Por, vetë ai homonogjitet duhet me qenë në frymën  tërësishme, në horizontin e gjërë dhe përspektivën e ardhshme, në gu2imin e mendimit politik në vendosshmërinë e akcionit politik për të cilat serbët kanë dhënë mjaftë shembuj dhe dëshmi në të gjitha momentet vendimtare të kaluarës së tyre…. ”

Shkëputur nga libri ” Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova z9z8 – 1941” nga Prof. Dr. Jusuf Osmani /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

16-vjeçarja nga Mitrovica prezanton në Luksemburg temën “Ndikimi i Luftës së Kosovës në sistemin shëndetësor lokal”

  Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…

10 hours ago

Si dhe kur u “Faktorizuan” Serbët?

Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - ​Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…

11 hours ago

Rreziku i kancerit të zorrës së trashë/ Ja cilat ushqime rrisin riskun e kësaj sëmundjeje

  Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…

12 hours ago

Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë një orë përpara

  Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…

12 hours ago

ADN-ja shqiptare dhe misteri i njerëzve të parë në Europë

ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…

12 hours ago

Dukagjini në historinë e kombit shqiptar: Nga Principata Mesjetare te qëndresa kombëtare dhe trashëgimia historike e Malësisë

Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…

19 hours ago