<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Le Figaro (1920): Shkresa e delegacionit shqiptar drejtuar qeverisë franceze për agresionin serb në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Qershor 2018

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 16 gushtit 1920, në faqen n°2, shkresën e delegacionit shqiptar drejtuar qeverisë franceze në lidhje me agresionin serb në Shqipëri.

Çfarë kanë shprehur asokohe delegatët shqiptarë në këtë dokument ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Fati i Shqipërisë

Pas Italisë, Serbët dhe Grekët.

Romë, 15 Gusht.

Serbët kanë hyrë në Lezhë dhe synojnë Shkodrën. Grekët kanë zbarkuar në Himarë.

Një shkresë proteste nga delegacioni shqiptar.

Delegacioni shqiptar, lidhur me çështjen e pushtimit të Shqipërisë nga trupat serbe, sapo u ka dërguar qeverive të fuqive të mëdha shkresën në vijim :

“Pavarësisht se qeveria shqiptare e ka siguruar gjithmonë qeverinë jugosllave në lidhje me dëshirën e saj të madhe për të jetuar në paqe, më 10 gusht, trupat serbe kanë pushtuar papritmas territorin shqiptar nëpërmjet krahinave Shkodrës, Dibrës dhe Elbasanit.

Duke gjykuar shfarosjen sistematike të elementit shqiptar në rajonet e aneksuara nga Serbia, dhe duke parë forcat e konsiderueshme të artilerisë të angazhuara nga serbët në këtë moment, ky pushtim është qartësisht i paramenduar dhe ka për qëllim shtypjen e shtetit shqiptar dhe shfarosjen e racës sonë.

Populli shqiptar, i kërcënuar, i bën thirrje drejtësisë më të madhe dhe dinjitetit të qeverisë së Republikës franceze, që t’i japë fund këtij agresioni të padrejtë dhe të na shpëtojë nga katastrofa.” /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

    Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë…

2 hours ago

Limon dhe kripë, ja si të largoni dhimbjen e kokës në 1 minutë

  Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…

2 hours ago

Qepa mund të përdoret edhe për flokët: Ja si përgatitet maska

    Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…

2 hours ago

Pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e Lidhjes së Prizrenit, kush ishte Mehmet Ali Pashë Maxharri?

‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…

4 hours ago

Pse ndryshon shija e ujit që qëndron gjithë natën në gotë?

    A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…

7 hours ago

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

7 hours ago