<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kleopatra afrikane, greke apo maqedonase? Ja si qëndron e vërteta

Dy studime përballë njëri- tjetrit për një temë që ende hap debat, pavarësisht gjithë studimeve që i janë bërë dhe kjo është çështja e origjinës së Kleopatrës.

Këto studime kundërshtohen fortë pasi historia akoma nuk është treguar dhe faktet janë mbi tavolinë, e gjithsecili merr atë që e mendon se është, po le të futemi më shumë në shkrime.

I pari është një studimi i publikuar në Daily Caller i organizuar nga Instituti Max Planck dhe përball tij qëndron shkrimi i studiuesit shqiptar Fahri Xharra.

Si fillim studimi i bërë nga shkencëtarët e institutit, ka përfshirë më shumë se 151 mumje, të cilat iu ushtruan testimeve të mbetjeve gjentike, prej nga arritën të gjejnë genome mitokondriale vetëm tek 90 individë.

Ky studim nxjerr në fund të tij që mbretërit Egjiptian dhe gjithë familja mbretërore nuk kanë pasur një lidhje të fortë gjaku me Afrikën. Përkundrazi, kanë qenë shumë të lidhur me pjesën Nelotike Levantiane, Anadollin dhe popullsinë Evropiane.

Madje Wolfgang Haak, i cili ishte dhe udhëheqësi i studimeve, ka thënë se gjenetika e popullit egjiptian ka pas ndryshuar në 1500 vitet e fundit dhe nuk ngjan pothuajse fare me kohën e Faraonëve.

“Kjo na sugjeron se rritja e gjenit Sub-Saharian Afrikan ka rrjedhur nëpër Egjipt, por kjo ka ndodhur në 1500 vitet e fundit e jo më parë”, është shprehur Haak.

Pavarësisht gjithë përpjekjeve të studiuesve Afrocentrik për të treguar se linja e gjakut të Faraonëve ka qenë Afrikane, këto studime tregojnë krejt të kundërtën, madje ky nuk është dhe aq fakt shokues sa ç’ është ai ku thuhet se vetë Faraonia e Egjiptit, Kleopatra ka qenë Greke, pra me linjë gjaku nga helenët.

E në këtë pjesë kundërshton me forcë studiuesi Fahri Xharra.

Përsa i përket studimeve se Faraonët Egjiptian dhe linja e gjakut të tyre nuk ka qenë Afrikane nuk ka asnjë kundërargument, mendimet janë të së njëjtës rrjedhe, po është Kleopatra ajo që i ngatërron edhe një herë gjërat.

Njësoj siç ka ngatërruar meshkujt në kohën e saj, që vdisnin vetëm për ta parë, sot ajo ngatërron studiuesit me prejardhjen e saj.

Xharra në shkrimin e tij “Kleopatra, bijë e të parëve tanë” thotë se prejardhja e Kleopatrës nuk ishte as Egjiptiane, as Afrikane dhe as e ndonjë kombësie tjetër, përveçse Maqedonëse, pasi e gjithë familja e saj rridhte nga një prej 12 gjeneralëve të Aleksandrit të Madh, që pas vdekjes së tij e kishin ndarë mbretërinë në mes tyre.

Kleopatra ka lindur në vitin 69 para Krishtit (69 –30 BC ) dhe ishte e bija e Faranonit Ptolomeu i 12, i cili i përkiste kësaj loze.

Pas vdekjes së Lekës së Madh, Ptolomeu i Parë në vitin 323 para Kr. e mori në duar timonin e mbretërve që zgjati afro tre shekuj.

Si çdo familje mbretërore dikur, ashtu edhe Ptoplomejt, martoheshin brenda familjes së tyre duke e ruajtur kështu “pastërtinë e gjakut të pastër”.

Me dhjetë paraardhës të Kleopatrës e ruanin neun familjar duke u martuar me kushërinj të afërm.

Propaganda romake e lidhte suksesin e armës së saj politike me bukurinë e saj, duke e përdorur trupin e saj për fitore, por shënimet flasin që ajo i fliste dhjeta gjuhë dhe ishte e edukuar në matematikë, filozofi , oratori dhe astronomi.

“Në këtë rast duhet potencuar edhe një fakt që ajo nuk ishte greke, por maqedonase e lozes së Aleksandërit të Madh”, shkruan Xharra

postbck postbck

Recent Posts

Mehmet Gradica, një patriot i rrallë, komando i pathyeshëm i xhandarmërisë shqiptare

MEHMET GRADICA (1913-1945) Mehmet Gradica u lind më 1913 në Gradicë të Drenicës, në një…

15 hours ago

Eliminimi i opozitës dhe rruga e Zogut drejt Presidencës së parë!

Nga: Romeo Gurakuqi Fundi i Luftës së Parë Botërore ka qenë një kohë dramatike për…

16 hours ago

Dorëshkrim i rrallë i Esat Pashë Toptanit, letër drejtuar parisë së Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë

Bajraktari i Bushkashit e Krenët Sod po ju baj me dit me anët Kësaj letrës…

16 hours ago

Shqiptarët në holok’aust para heb’renjve

Isuf B.Bajrami Golgotha Shqiptare Leo Freundlich, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga…

17 hours ago

Thesari ynë në botë: Raritetet e Prizrenit dhe të Shqipërisë në koleksionin e Mary Edith Durham në Muzeun Bankfield, Britani e Madhe!

Nga: Jahja Drancolli Thesari ynë në botë: Raritetet e Prizrenit dhe të Shqipërisë në koleksionin…

2 days ago

Atentatorët komunistë shqiptarë të drejtuar nga terroris.të serbo-malazezë, sot 82 vjet më parë arritën të kryejnë attentat kundër Xhafer Devës

Si sot 82 vite më parë atentatorët Komunistë shqiptarë, të drejtuar nga misionarë terroristë serbo-malazezë,…

2 days ago