Stela dardane nga Peja me emra ilir

Shkruan; Haxhi MEHMETAJ

Brenda nishës, në reliev të imët janë skalitur tri portrete më fytyra vezake, një burrë në mes dhe dy gra anash. Burri mban flokë të gjata kaçurrele. Gratë janë veshur më këmisha, stolisur më qafore të torduara dhe mbi kokë mbajnë shamia, të cilat bien lirshëm mbi supe. Për nga forma dhe zbukurimi është stelë tipike dardane. I takon shek. II/III pas Krishtit. Sipas mbishkrimit, stelën e ngriti Valens Sita për së gjalli, vetes, bashkëshortes Dede Iuncte dhe Ania Dasit. Emrat Sita, Deda, Ania dhe Dasi janë emra ilir.


Stela e varrit është gjetur e thyer në dysh, në gërmadhat e qytetit të antikitetit Siparunt (?),në afërsi të ish Fabrikës së Baterive, në periferi të Pejës, në vitin 1978. Ruhet në Muzeun Etnografik të Pejës. Stela është punuar në mermer të bardhë. Përmasat e saj janë 195 x 65 x 25cm. Për nga forma dhe zbukurimi është stelë tipike dardane. Përbehet nga frontoni, nisha dhe fusha mbishkrimore. Frontoni është zbukuruar më dy akroterë anësor të stilizuar në formë gjysmë palmetash, ndërsa në mes në formë të simbolit të përjetësisë, boçës së pishës më plinth.


Veçohet nisha në formë katërkëndëshi e hijeshuar në tri anë me motive astraglali, kurse në anën e sipërme me motiv të torduar. Brenda nishës, në reliev të imët janë skalitur tri portrete më fytyra vezake, një burrë në mes dhe dy gra anash. Burri mban flokë të gjata kaçurrele. Gratë janë veshur më këmisha, stolisur më qafore të torduara dhe mbi kokë mbajnë shamia, elemente të veshjes ilire, të cilat bien lirshëm mbi supe. Nën shami duken lidhëset e flokëve.


Fusha mbishkrimore në formë drejtkëndëshi është profiluar dhe zbukuruar anash me motivin e dy kërcejve të hardhisë së rrushit dhe gjetheve të urthit, të cilat dalin e rriten nga amfora në fund të stelës, pranë të cilës gjendet edhe një enë e rrëzuar. Kërcejtë sipëri fushës mbishkrimore përfundojnë në formë të dy spiraleve.


Në fushën mbishkrimore është shkruar mbishkrimi në nëntë rreshta : D(is) M(anibus)/ Valens /Sitae sibi/coni(ugi)/Daede Iunc/tae idemq(ue) Aniae Dasi/vivae vivus /posuit. Stela i takon shek. II/III pas Krishtit. Sipas mbishkrimit stelën e ngriti Valens Sita për së gjalli, vetes, bashkëshortes Dede Iuncte dhe Ania Dasit. Emrat Sita, Deda, Ania dhe Dasi janë emra ilir.


Stela e Pejës (Dizajni: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Ja si shtetet kanë spiunuar historikisht njëri-tjetrin nga ajri

  Nga balonat në fushëbetejat e Luftës Civile në SHBA, tek dronët pa pilot dhe me motor reaktiv, përgjimi më e mirë i armikut ka qenë gjithmonë nga lart. Ja si…

54 minutes ago

Dallimi midis diabetit të tipit 1 dhe 2, cili rrezikon më shumë zemrën

  Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga problemet…

1 hour ago

Zbuloni arsyen se pse duhet të vendosni ujë dhe një monedhe në frigorifer para se të ikni me pushime

  Të ikësh me pushime pa e pasur kokën mbrapa për gjërat që lë në…

1 hour ago

Probleme me kollën dhe frymëmarrjen? Zbuloni kurat natyrale

  Edhe gjatë stinës së pranverës organizmi ynë vazhdon betejën me kollën, rrufën dhe problemet…

2 hours ago

Si e ruajti Thimi Mitko folklorin kombëtar

ELSA SAKA/ Thimi Mitko, një nga figurat më të ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare, lindi…

23 hours ago

Mizat nuk do të hyjnë në shtëpi nëse vendosni në dritare këtë produkt kuzhine

Ditët e verës, sado të mirëpritura të jenë, shpesh sjellin me vete edhe vizitorë të…

24 hours ago