Çfarë amaneti la gjimnazisti shqiptar, të cilit ia prenë këmbë e duar në burg

Luljeta Progni

Kur në radio BBC dëgjohej zëri i Anton Logorecit, duke analizuar se si po shkeleshin të drejtat e njeriut në Shqipëri, i vëllai Filipi, po vuante të gjithë egërsinë e diktaturës komuniste nëpër birucat e burgut famëkeq të Shkodrës, të viteve të para të komunizmit.

Filip Logoreci ishte fëmija i shtatë i familjes Logoreci në Shkodër. Sapo kishte përfunduar gjimnazin. Natyrisht, kishte ëndrrat e tij për të vazhduar studimet e larta, si fëmijët e tjerë të Logorecëve. Është ndër familjet e spikatura në Shkodër e mbarë vendin, për traditën e dijes, kulturës e patriotizmit. Por Filipi nuk do të mund ta vazhdonte traditën, sepse regjimi kishte vendosur të lëshonte mbi të, të gjithë mllefin monstruoz për kundërshtarin e regjimit.

I vëllai i Filipit, Anton Logoreci, ishte në atë kohë drejtues i sektorit për Shqipërinë dhe Europën Lindore në radio BBC, në Londër. Anton Logoreci ishte një ndër analistët më në zë të BBC në atë kohë dhe mjaft aktiv për ngjarjet që po ndodhnin në vendet e kampit komunist. Natyrisht, Shqipëria dhe regjimi komunist zinin një vend të rëndësishëm në analizat e tij.

Sa më shumë fjalë lëshonte Anton Logoreci kundër regjimit komunist, aq më shumë ngushtoheshin hekurat nëpër kyçet e këmbëve dhe duarve të njoma të të vëllait gjimnazist, Filip Logorecit.

Janë katër vite të mundimshme nëpër birucat e burgut të Shkodrës, atje ku u torturuan e u vranë qindra kundërshtarë të regjimit komunist.

E ka rrëfyer historinë e Filipit, bashkëvuajtësi i tij i burgut, Zef Staku, dhe na vjen përmes një artikulli të botuar në Shkodranews, nga pinjolli i i kësaj familje, Pjetër Logoreci. Në këtë rrëfim, ka detaje shumë të dhimbshme të ditës së fundit të Filip Logorecit, në burgun e Shkodrës.

Familja e Filipit kishte sjellë disa ushqime dhe veshmbathje sipas rregullores, pasi lejohej një herë në tre muaj që familjarët të mund të kujdeseshin për të burgosurin. Filipit nuk i lejohej takimi me familjen.

E ëma Maria nuk e kishte parë qysh ditën kur e arrestuan dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të birin. Ashtu në heshtje, e ëma e la atë çantë me ushqime e veshje për të birin dhe u largua zemërthyer.

Pas pak, gardiani i burgut u shfaq në qelinë ku ndodhej Filipi dhe shokët e tij… Me ulërima ai thirri në derën e qelisë:

… Cili është Filipi?! … hajde të marrësh ushqimin që solli familja…!

Por Filipi nuk mund të çohej sepse ai nuk i kishte as duart, as njërën këmbë. Doktori i burgut kishte vendosur t’ia priste pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

Për shkak të shtrëngimit të hekurave, gjymtyrët e Filipit ishin gangrenizuar. Filipi jetonte si në ferr me dhimbje e rënkime.

Bashkëvuajtësi i tij, Zef Staku, kujdesej çdo ditë për të, duke u përpjekur ta ushqejë, ta lajë e ta ndërrojë me aq mundësi sa kishte.

“Filipi  nuk mund të ngrihet, zotni komandant”, u dëgjua zëri i Zef Stakut përtej hekurave, “ai asht shumë i smurë e ka ra në kllapi prej ethesh…”.

Kapteri hodhi mbi çimento tasat e ushqimit duke mallkuar Filipin, Zefin e gjithë të tjerët…

Zef Staku, e mori çantën me ushqime që nënë Marija kishte dërguar për Filipin dhe u përpoq t’i jepje një lugë me lëng mishi. Por Filipi ishte shumë i sëmurë e nuk mund të hante as të pinte. Në qeli ishin 13 veta.

Askush nuk bzante në respekt të orëve të fundit të jetës të shokut të vuajtjeve. Në qeli vazhdon heshtja… Filipi është në grahmat e fundit, por po përpiqej të belbëzojë disa fjalë.

Zefi arrin të kuptojë përmes belbëzimesh: … Zef, … nanës, mi ço fjalë nanës…, … i thuej që e kam dasht shumë… nanës…Zef”

Prej së largu u dëgjuan këmbanat e kishës, ndërsa Zefi përshpëriste lutjen e fundit për shpirtin e Filipit. Pas pak orësh, dëgjohet përtej hekurave edhe britma e nanës Mari…/kujto.al/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Skënderbeun e helmuan osmanët me venedikasit në bashkëpunim

  Nga Fahri Xharra Që 550 vjet jetojmë me një mashtrim të madh turko-venedikas se…

6 hours ago

Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

    Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në…

7 hours ago

Në telefonin tuaj iPhone ndizet papritur një dritë e vogël portokalli ose e gjelbër, zbuloni kuptimin e saj

  Ju ka shkuar ndonjëherë në mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe…

7 hours ago

Zhur, Prizren, 1971: Pamje të një dasme në fshatin Zhur të Prizrenit në vitin 1971 (VIDEO)

  https://www.facebook.com/watch/?v=901191661545165&t=0

7 hours ago

Sekretet e jetëgjatësisë së peshkaqenit të Groenlandës

Shkencëtarët realizojnë hartën e plotë gjenetike, mund të jetojnë mbi 400 vjet Realizohet harta e…

7 hours ago

Së shpejti do të mund t’i hamë këta gurë dhe arsyeja është shumë serioze

  Sipas këtij studimi të ri, çarjet dhe thyerjet e pranishme në këta shkëmbinj janë…

8 hours ago