<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Oso Kuka, flakadan i përjetshëm i lirisë

Nga Azgan Haklaj

Lahuta e Malësisë, këngët e para të së cilës u botuan në vitin 1907, është cilësuar nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj, si Iliada Shqiptare.

Ajo e vëndos krijuesin e saj, Gjergj Fishten në Panteonin e kulturës, letërsisë dhe të patriotizmit Shqiptar.
Besoj se ashtu si mua, edhe mijra të tjerëve që e kanë lexuar me vëmendjen që meriton këtë kryevepër të letërsisë shqipe, ju ka lindur natyrshëm pyetja:

Përse Oso Kuka është përsonazhi qendrorë i Lahutës së Malësisë?
Poeti i madh i ka kushtuar jo vetëm një kapitull apo ( këngë) të veçantë këtij trimi legjendar, po për më tepër me përshkrimin mjeshtëror të portretit të tij, i ka dhanë Oso Kukës tipologjinē e genit të Racës Iliro-Arbërore.
Fishta ka shkuar më tej duke i veshur heroit tipare të pavd.eksisë, si Homeri Akilit tek Iliada.

“Thonë i ka një palë musteqe
Kaçurel e leqe, leqe
Që me i mrri der në fletë të sylahit
Të gjatë e të trashë si llana e krahut”.

Nëse Lahuta evokon me tē drejtë historinë e lashtë të Atdheut, Qyterimin e lashtë Pellazgo-Ilir, Aleks“Edhe plumi thonë si ngulet
Në ta tagani dhe përkuletandrin e Madh, Teutën, Pirron e Gjergj Kastriotin( Skënderbeun), ngjarjet historike tē shkuarës së largët i kalon përciptazi, me një veshtrim empirik, dhe i vën ato mjeshtërisht në sherbim të zgjimit tē ndërgjegjes kombëtare, Epopenë e Oso Kukës dhe të betejave me malazezët i ka në epiqendër të poemës.

Oso Kuka lindi në vitin 1820.
Ai doli nē skenën historike shqipëtare në vitet 50-60 te shekullit te XlX ,në kohën më kritike të Kombit Shqipëtar.
Në vitin 1830 osmanët prenë në besë dhe vranë në Manastir 500 burra tē Toskërisë.
Viti 1831 shënoi rënien e pashalleqeve shqipëtare, atij të Janinës dhe të Bushatllinjëve.

Bashkë me renien e tyre u shua dhe ëndrra për krijimin e një fronti të përbashkët Ballkanik kundër Turqisë.
Në vitin 1832 Turqia filloi reformat e Tanzimatit.
Kudo nē terë hapsirën shqipëtare shpërthyen kryengritjet lokale, të cilat u kthyen ne lëvizje kombëtare.
Veçojmë kryengritjen e Beratit, në vitin 1834 e udhëhequr nga Hamza Kazazi, Shkodrës në vitin 1835, Myzeqesë në vitin 1835, Dibrës në vitin 1844, Kosovës nē vitin 1845.

Kryengritjet më tē medha ishin ajo e Malësisë së Gjakovës e udhëhequr nga Binak Alija dhe Sokol Rama, në qershor tē vitit 1845, në Shqipërinë jugore të udhëhequra nga Rrapo Hekali, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, Hodo Aliu në vitin 1847 dhe në Shkup në të njëjtin vit e udhëhequr nga Dervish Cara.

Edhe keto kryengritje shqipëtare u shtypën me ekspedita ushtarake dhe se Porta e Lartë me organizimin e ri bëri ndarjen e shqipëtarëve në katër vilajete, për ti mbajtur më kollaj nën sundim.

E shkatërruar, e tronditur deri në themel nga luftrat për liri e çlirim kombëtar nga Turqia ,Shqipërisë i kanosej dhe një rrezik i ri.
Rusia Cariste tashmë me statusin e njē fuqie të madhe ushtarake dhe politike, ndjehej e plotëfuqishme për të ngopur oreksin e Serbisë e të Malit

të Zi për të zgjeruar kufijtë e territoreve të tyre në kurriz të shqipëtarëve.
Ilia Garashanini, ministri i jashtëm i Serbisë kishte shpallur “Naçertanijan” ( Serbinë e madhe).
Koleti, kryeministri i Greqisë kishte shpallur Megalidhenë( Greqinë e madhe)

Knjaz Nikolla i inkurajuar nga planet e Moskës dhe premtimi i Carit për mbështetje me armatim, para e mjete logjistike thërret në Çetinjë kriminelin me damkë Vulo Serdanin e Vasoviçit dhe e urdhëron të djegë, plaçkitë e të shkretojë viset shqipëtare, në veri të Shkodrës.

Ekspeditat ndeshkimore malazeze e kishin kthyer Vraninën e rrethinat e saj në tokë të dje.gur.
Qindra burra ishin vr.arë dhe bar.barisë së malazezëve nuk u shpetuan as femijët e djepit.

Nga presioni i madh i popullit dhe duke qenë krejtësisht i paaftë për tē mbrojtur kufirin me Malin e Zi, guvernatori i Shkodrës Avdi Pasha organizoj mbledhjen e autoriteteve, të parisë sē qytetit dhe të popullit dhe u mundua me dredhi ti vinte fajin shqipëtareve duke i quajtur frigacakë e të pafe, për të mbrojtur vendin e tyre.

S’ka më burra këtu, ju keni mbetur në vajza ju drejtohet pashai turk me ligësi e fodullek të pranishmëve.
Trimi Oso Kuka i cenuar në gjënë më të shtrenjtë ,në nderin dhe dinjitetin kombetar ngrihet në këmbë si Ante, vën dorën mbi dy koburet e lara me argjend që mbante në brez dhe i drejtohet pashait osman:

Oso Kuka me një grusht djem të zgjedhur dhe tē sprovuar në beteja me turqit dhe malazezët mori përsipër të mbronte Kullën-fortesë të Vraninës dhe viset që sul.moheshin nga Vulo Serdani e banditët e tij.

Sëbashku me luftëtarët e tij e kthen situatën brenda pak ditëve në disfavor të pushtuesit.
Ai kapi dhe asgjesoi dhjetra cuba plaçkitës, duke i rikthyer popullit qetësinë dhe shpresën për të jetuar të lirë në trojet e tyre
Demarshet diplomatike të Knjaz Nikollës, në kancelaritë evropiane me qellimin final për të aneksuar Shkodrën dhe rrethinat e saj,ishin kthyer në një rutinë, por gjendja ne terren ishte krejt tjetër.

Oso Kuka e kishte kthyer kufirin në barrikadë të pakapërcyeshme.
Kur Mbreti Malazez po i mburrej për zotësitë e tij Mbretëreshës Milena, ajo duke e njohur mirë realitetin e ri, guxon e ja përplasë në fytyrë me fjalët që kënga popullore i ka gdhendur mjeshtërisht.

“Nuk e njeh ti Oso Kukën
Që me gj.ak ai ta lan trupin
Hajt nji herë ka Podgorica
Me çelik tu ka nxanë Granica”.

postbck postbck

Recent Posts

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

2 days ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

2 days ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

2 days ago

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

3 days ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

3 days ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

3 days ago