<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Listë fjalësh të huaja të zbërthyera në gjuhën shqipe

Nga : Mentor Hajrizi

Përmbledhje:

Detyra e medieve të shkruara dhe roli i rëndësishëm që kanë sot në shoqëri, kanë nxitur vullnet e zotim që të shkëpusim një pjesë interesante, të domosdoshme dhe të nevojshme nga tema ime e mbrojtur si punim diplome në Degën e Gazetarisë, te prof. dr. Milazim Krasniqi, për të bërë këtë shkrim të shkurtër lidhur me përdorimin e fjalëve të huaja që në raportimet e medieve të shkruara është jashtëzakonisht i dendur, e që në këtë rast e quajmë listë fjalësh të huaja të zbërthyera në gjuhën shqipe.

Në pah do të nxjerrim disa nga fjalët e huaja që gazetat ditore shqipe të Republikës së Kosovës i përdorin gjatë raportimeve në çdo numër të tyre. Kjo listë fjalësh ndihmon jo vetëm në gjuhën e gazetave, por edhe në pasurimin e gjuhës shqipe. Me ç’rast mbithekson se gjuhën amtare të gjallë dhe të qëndrueshme e mbajnë vetëm fjalët e saj. E, jo, kurrsesi fjalët e huaja që veçse e zbehin edhe e prishin atë. Me këtë rast, pra, vëmë në dukje shembuj konkretë që pikërisht kanë të bëjnë me fjalët e huaja. Për pasurimin e gjuhës shqipe, me anë të kësaj liste apo të këtij shkrimi, dëshirojmë të rikujtojmë ato fjalë të huaja që përdorin vazhdimisht mediet e shkruara, të cilat jo vetëm këto fjalë, por edhe fjalë të tjera këshillohen t’i heqin nga fjalori i tyre, duke i zëvendësuar këto fjalë e shprehje të huaja me fjalët e bukura dhe të ëmbla shqipe. Kjo listë (edhe pse jo me shumë fjalë) do të shërbejë për secilin. Sidomos, në ato raste kur ndihemi në siklet. Në çastin kur nuk na bie ndërmend termi më i përshtatshëm në shqip, do të përcjellë porosinë e asaj fjale dhe kuptimin e saktë të saj që parapëlqejmë a duam ta themi apo ta shkruajmë. Disa prej fjalëve të huaja që Jani Thomai i ka botuar në librin e tij ‘Leksikologjia e gjuhës shqipe’ dhe që ne në hulumtimin tonë i kemi përmendur po i paraqesim tani ato fjalë e fjalë të tjera që i kemi hasur vetë në disa prej gazetave tona ditore , sepse këto fjalë sot jo vetëm që përdoren shpesh në raportimet e medieve tona, po edhe në shumë fusha të ngushta, siç bie fjala:

  • Abonim – pajtim (në shtyp)
  • Abrogoj – shfuqizoj
  • Adio – lamtumirë
  • Adapt – i përshtatshëm
  • Afirmoj – pohoj
  • Aman – të lutem
  • Apel – thirrje
  • Aprovoj – miratoj
  • Avangardë – pararojë
  • Brutal – i vrazhdë
  • Decidoj – vendos
  • Deciziv – vendimtar
  • Dedikoj – kushtoj
  • Definicion – përkufizim
  • Definitiv – përfundimtar
  • Determinoj – përcaktoj
  • Diferencë – ndryshim (dallim)
  • Eksperiencë – përvojë
  • Ekzagjeroj – e teproj ( e zmadhoj)
  • Ekzakt – i përpiktë
  • Eksigjent – kërkues
  • Eliminoj – zhduk (çrrënjos)
  • Eveniment – ngjarje
  • Evident – i qartë (i dukshëm)
  • Evitoj – shmang
  • Fals – i gënjeshtër (i rremë)
  • Frekuentoj – ndjek
  • Indinjatë – zemërim
  • Indipendencë – pavarësi
  • Influencë – ndikim
  • Influencoj – ndikoj
  • Iniciativë – nismë
  • Insistoj – ngul këmbë (këmbëngul)
  • Injorancë – padituri
  • Karshi – kundrejt
  • I komplikuar – i koklavitur
  • Konkluzion – përfundim
  • Konsideroj – e quaj
  • Konsiston – qëndron
  • Kualitet – cilësi
  • Kuantitet – sasi
  • Kurioz – kureshtar
  • Maksimal – më i lartë
  • Minimal – më i ulët
  • Perfekt – i përkryer
  • Prezent – i pranishëm
  • Prioritet – përparësi
  • Racional – i arsyeshëm
  • Reflektoj – pasqyroj
  • Refuzoj – kundërshtoj
  • Respektoj – nderoj
  • Sinqeritet – çiltërsi
  • Sinjal – shenjë
  • Superioritet – epërsi
  • Triumf – fitore
  • Unanimisht – njëzëri
  • Progres – përparim
  • Angazhim – zotim
  • Paraelektorale – parazgjedhjesore
  • Territor – truall, tokë
  • Solid – i fortë, i qëndrueshëm, i shëndoshë, i thellë, i ngurtë
  • Destinacion – përcaktim, caktim
  • Special – veçantë, posaçëm
  • Alarm – kushtrim (figurativisht: shqetësim i madh)
  • Certifikatë – vërtetim, dëshmi
  • Aktivitet – veprimtari
  • Preferim – parapëlqim, pëlqim
  • Hezitim – ngurrim
  • Ad hoc – për këtë qëllim, aty për aty, posaçëm
  • Trotuar – këmbësore
  • Prezantim – paraqitje, njohje
  • Aplikim – zbatim
  • Verifikim – vërtetësim
  • Kontakt – takim (lidhje)
  • Ekzistencë – qenie, jetesë, jam, jetoj
  • Divergjencë – mospajtim, mosmarrëveshje, mospërputhje
  • Implikim – ngatërrim, përzierje etj.
postbck postbck

Recent Posts

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

2 hours ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

2 hours ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

4 hours ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

1 day ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

1 day ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

1 day ago