Këto janë objektet shtëpiake që na sëmurin çdo ditë

Harxhoni pafund para duke blerë produktet më të shtrenjta larëse për mirëmbajtjen dhe higjienën e shtëpisë, por pavarësisht kësaj shumë prej aksesorëve të shtëpisë vazhdojnë të mbeten çerdhe të hapura mikrobesh që na helmojnë çdo ditë.

Rreziqet fshihen pothuaj kudo, madj edhe në objekte që nuk i kishit imagjinuar më parë. Sipas “Altroconsumo”, këto janë objektet e shtëpisë që helmojnë organizmin dhe na sëmurin çdo ditë. Ja cilët janë këta objekte:

1. Aromatizuesi i banjos

Edhe pse ky produkt arrin të neutralizojë erën e keqe të banjos, gjatë çdo sprucimi çliron substanca kancerogjene që dëmtojnë shëndetin.

Zgjidhni më mirë aromatizues natyralë të bërë në kushte shtëpie.

Mund të përgatisni vetë aromatizues.

2. Perdja e dushit

Do të ishte mirë të zgjidhnit perde dushi me material natyral dhe jo material plastik që nuk përmban PVC.

Priteni deri në lartësinë e duhur në mënyrë që në fund, në pjesën ku mbetet gjithmonë lagështi, të mos krijohen myk dhe baktere të shumëllojshme.

Lani pllakat në zonën e perdes me ujë dhe uthull ose me sodë buke në mënyrë që të eliminoni të gjitha mbetjet e papastërtitë.

Për më shumë lexoni 4 objektet që duhet të ndërroni më shpesh në banjo.

3. Shkarkuesi i ujit në WC

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Milanos, shkarkimi i ujit në WC mund të përhapë deri në 80 centimetra distancë mikroorganizma të dëmshme, të cilat gjenden në ujë.

Ndaj,shtypja e butonit të shkarkuesit të ujit në WC, nuk është thjesht çështje estetike, por higjiene.

Një mënyrë natyrale për ta pastruar gjendet në këtë artikull uthull molle dhe sodë buke brenda në wc.

4. Sfungjeri i larjes

Shumë njerëz zgjedhin të lahen me ndihmën e një furçe pastrimi, kurse të tjerë janë besnikë të sfungjerit.

Por sfungjeri nuk është i përjetshëm.

Ai ka një datë skadence dhe duhet ndërruar çdo 2-3 javë pasi në të shumohen shumë baktere.

Këshillohet që pas çdo larje ta nxirrni të thahet pasi lagështia është ajo që favorizon rritjen e mikrobeve.

5. Shtrydhësja e frutave

Sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Sigurisë së Produkteve të Konsumit, shtrydhësja e frutave është një ndër objektet më të pista në kuzhinë: pasi ta përdorni, lajeni mirë dhe thajeni me një peshqir shumë të pastër.

6. Letra higjienike

Shmangni përdorimin e madh të letrës higjienike: sipas ekspertëve, ato mund të krijojnë irritime të lëkurës, përveçse shkaktojnë edhe papastërti në mjedisin e banjës.

Risjellim në vëmendje pse nuk duhet të mbuloni kapakët e wc-së me letër higjienike.

postbck postbck

Recent Posts

Sa kohë mund të pini çaj hithre?

Hithra është një bimë që vlerësohet prej shekujsh për vetitë e saj të shumta mjekësore.…

12 hours ago

Pse macet janë kafshët shtëpiake më të përshtatshme për shumë njerëz

Macet njihen për pavarësinë dhe praninë e tyre qetësuese, duke i bërë ato kafshë shtëpiake…

13 hours ago

Pse xhinset kanë një etiketë lëkure në anën e pasme? Pak njerëz e dinë se cili është qëllimi i saj i vërtetë

Një truk i zgjuar nga prodhuesi që ka të bëjë me çmimin Nëse i keni…

13 hours ago

Spiuni sovjetik që mashtroi edhe “nënën” e vet

Nga: Paul Henderson dhe David Gardner / The Daily Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Ndjeu vështrimin e…

14 hours ago

Rrugët e imigracionit, rasti i migrimeve nga Arbëria në Raguzë gjatë shekujve XIII-XV!

Jahja Drancolli Një studim imi në pritje për botim: Rrugët e imigracionit, rasti i migrimeve…

14 hours ago

Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij!?

Në ditën e martesës, Rexha mbytet nga kali. Kjo është historia që njihet përmes “Këngës…

15 hours ago