<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Bazilika (kisha) e Ipeshkëvisë dhe pagëzorja dardane e Ulpianës

Haxhi MEHMETAJ

Bazilika e ngritur në qendër të qyteti sipas të gjitha gjasave ka qenë seli e ipeshkvit të Ipeshkevise se Ulpianës (Episkopus Ulpinanesis), i cili përmendet në burimet e shkruara. Faza e parë e bazilikës i takon fundit të shek. IV apo fillimit të shek. V pas Krishtit, ndërsa faza e dytë fundit të shek. V apo fillimit të shek. VI pas Krishtit.


Pagëzorja (baptisteri) ndodhet rreth 7.5m në jug të bazilikës. Paraqet objektin sakral ky behej konvertimi i paganeve në te krishterë dhe është pagëzorja e parë e zbuluar deri me tani në Kosovë. Ajo do të jetë ngritur në fund të shek. V apo në fillim të shek.VI pas Krishtit.


Nder objektet më të mëdha e me luksoze kishtare në Dardani do radhitur bazilikën dhe pagëzoren, të cilat u zbuluan në qendër të qytetit antik të Ulpianës gjatë viteve 2012 – 2013. Kisha e tipit bazilikë dhe pagëzorja ndodhen pranë vendit ku kryqëzoheshin rrugët kryesore të qytetit, decumano maximus që lidhte portën lindore më portën perëndimore dhe cardo maximus që lidhte portën jugore me portën veriore.


Bazilika ishte ngritur mbi kompleksin e ndërtesave të një vile urbane luksoze të shekujve III – IV para Krishtit, në dy faza. Faza e parë i takon fundit të shek. IV apo fillimit të shek. V pas Krishtit, ndërsa faza e dytë fundit shek. V apo fillimit të shek. VI pas Krishtit. Bazilika përbehej nga dy anijata anësore dhe një anijatë qendrore, të ndarë më kolonada, nga absida në lindje dhe pronaosi në perëndim. Hyrja në kishë behej përmes dy grupeve më nga tri porta.


Bazilika e fazës së parë ka përmasa 40 x 20 m, njëherazi përmasa më të mëdha të kishave bazilikale të antikitetit, të zbuluara deri më tani në Dardaninë qendrore (Kosovën e sotme). Ndërsa në fazën e dytë të ndërtimit ajo zvogëlohet në të dyja anët gjatësore për 1m.


Dyshemeja e bazilikës ishte shtruar më mozaik të bukur shumëngjyrësh (polikrom), tipik paleokrishterë të shekujve V – VI pas Krishtit dhe hijeshuar më motive të dy zogjve, një ene të tipit kantarion, me motive gjeometrike dhe me njëzet e dy mbishkrime në alfabetin latin, kushtuar donatorëve. Bazilika e ngritur në qendër të qyteti sipas të gjitha gjasave ka qenë seli e ipeshkvit të Ipeshkëvisë se Ulpianës (Episkopus Ulpinanesis), i cili përmendet në burimet e shkruara.


Pagëzorja (baptisteri) ndodhet rreth 7.5m në jug të bazilikes. Paraqet objektin sakral ky behej konvertimi i paganeve në te krishterë dhe është pagëzorja e parë e zbuluar deri me tani në Kosovë. Ka dimensione 13 x 13m. I takon tipit të pagëzoreve me plan qendror oktogonal (tetë këndorë). Përbehet prej sallës së pagëzimit dhe vaskës së ngritur më tulla në formë kryqi. Është ngritur në teknikën e murimit opus incertum dhe orientuar lindje perëndim. Kishte tri porta në anën perndimore. Ajo do të jetë ngritur në fund të shek. V apo në fillim të shek.VI pas Krishtit.


Bazilika dhe baptisteri në qendër të Ulpianës (rikonstruimi ideal: Elvis Shala) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

10 hours ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

13 hours ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

2 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

2 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

3 days ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

3 days ago