Mjalti i gështenjës, arma më e mirë dhe super e shijshme kundër plakjes

Pema e gështenjës i përket të njëjtës familje ku bëjnë pjesë ahu dhe lisi. Për mijëra vite me radhë, gështenja ka qenë një burim kryesor ushqimi për zonat malore të Mesdheut ku drithërat nuk rriteshin dot. Gështenja e ëmbël (Castanea sativa) që përdoret kryesisht për mjaltin rritet me bollëk jo vetëm në Evropë, por sidomos në Shqipëri. Mjalti i prodhuar prej saj ka një shije dhe aromë të fortë me nuancë të lehtë hidhësie. Ky mjaltë i pasur me polen, kripëra minerale dhe tani ka një sasi të lartë të fruktozës që shmang kristalizimin dhe aciditet të ulët.

Mjalti i gështenjës ka një ngjyrë të errët që varion nga ngjyra kafe me nuancë të verdhë deri tek nuanca e çelët e të zezës. Ndonjëherë e gjejmë edhe të qelibartë. Aroma e tij bimore është unike. Mjalti është jo shumë i ëmbël dhe shija që lë pas është paksa e hidhur. Shija është e qëndrueshme dhe preferohet kryesisht nga ata që pëlqejnë mjaltin e fortë dhe jo shumë të ëmbël. Mjalti i gështenjës është i pasur me minerale, hekur, vitaminat B dhe C.

Ai forcon muskujt, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon mëlçinë dhe stomakun, heq lodhjen, forcon sistemin imunitar dhe ka vlera pozitive në sistemet e frymëmarrjes dhe të tretjes. Mjalti i arrës është një burim i mirë kaliumi, kalciumi dhe mangani. Ai përmban më shumë minerale se çdo mjaltë tjetër.

Burimet më të pasura të mjaltit të gështenjës janë Shqipëria, Kina, Turqia, Italia, Spanja, Zvira dhe Franca. Burime dytësore të këtij mjalti janë Austria, Belgjika, Gjermania dhe Greqia.

Vlerat e jashtëzakonshme të antioksidantëve
Studime të ndryshme kanë krahasuar përmbajtjen e antioksidantëve të disa llojeve të mjaltit dhe kanë zbuluar që mjalti i gështenjës kishte sasinë më të lartë të antioksidantëve. Ky mjaltë me ngjyrë të errët përmban sasi të jashtëzakonshme të acideve fenolikë, përbërës që forcojnë kapacitetin e antioksidantëve tek mjalti i gështenjës.

Mjalti i gështenjës lufton bakteret
Mjalti është i mirënjohur kundër baktereve dhe mykut. Por disa prej tyre, përfshirë mjaltin e gështenjës kanë aftësi më të mëdha kundër baktereve. Një ekip studiuesish nga Spanja zbuloi se mjalti i gështenjës kishte fuqinë të luftonte baktere si Stafilokoku dhe Escherichia Coli. Lloje të tjera të mjaltit që u përfshinë në studim nuk kishin aftësi të luftonin këto baktere. Shija disi e hidhur e mjaltit të gështenjës e bën atë ideal për të kompletuar disa gatime. Nëse ju pëlqejnë shijet intensive, atëherë me këtë mjaltë mund të lyeni bukën e thekur ose ta përdorni si një ëmbëlsues natyral të çajit.

Parandalon plakjen
Sasitë e larta të antioksidantëve ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira dhe mbrojtjen e trupit nga ndikimet e plakjes. Rrjedhimisht, konsumi i rregullit i mjaltit të gështenjës të rinon.

Trajton aknet
Duke qenë se lufton bakteret, mjalti është ideal kundër akneve. Përdoreni direkt në lëkurë si maskë ose kombinojeni me tërshërë për të luftuar inflamacionin dhe pastruar lëkurën.

postbck postbck

Recent Posts

Publikohet letra e rrallë, e nënshkruar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu

  Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…

1 hour ago

Zbulohet mbishkrimi i lashtë për emrin e Shkodrës

  Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…

2 hours ago

Rrugëtimi i Letërsisë Shqiptare: Tradita dhe Perspektivat Moderne

Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…

4 hours ago

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

19 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

20 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

21 hours ago