Categories: Uncategorized

Rrëfimi brilant i komandantit nazist për ushtarët shqiptarë në luftë

Studiuesi Robert Elsie kishte publikuar në faqen e tij një raport të August Schmidhuber, komandant i Divizionit SS të shqiptarëve të Kosovës, i hartuar në 2 tetor 1944 në Bavari. Raporti është shkruar pak javë nga largimi i trupave gjermane nga territori i Shqipërisë. Konsideratat gjermane për rekrutët dhe cilësinë e divizion “Scanderbeg” janë jo shumë të larta. Schmidhuber nuk është fare entuziast për vetitë luftarake të shqiptarëve, kjo edhe për shkak të mungesës së formimit me rregull dhe disiplinë:

“Për shqiptarët disiplinë do të thotë kufizim i lirisë… Ata kanë kohë.  Nuk duan të luftojnë në formacione luftarake, por në bandat e tyre…Kur nis të bjerë shi, shqiptari e braktis pozicionin e tij. Kur errësohet ai ikën dhe shkon në fshat për të pirë një gotë raki. Kur ka kaluar 12 ditë në detyrë, ai kthehet në shtëpi për 4-5 ditë pa pyetur e pa marrë leje e mandej edhe mund të kthehet, por edhe jo… Shqiptari nuk e pëlqen stërvitjen dhe qitjen. Ajo çfarë ai do më shumë është thjesht të qëllojë me armë kurdoherë që kjo është e mundur, i fshehur duke qëlluar i lumtur në ajër. Uria shqiptare për shumë e më shumë municion nuk ka kufij”, – hap raportin zyrtari gjerman i cili ecën më poshtë me zhgënjimin total që pëson kur i njeh nga afër shqiptarët e mitizuar.

“Kurajua dhe heroizmi i shqiptarëve është një tjetër mit. Ti mund të vësh përpara dhe ta ndjekësh një shqiptar përgjatë rruzullit me një mortajë të lehtë. Ndërkohë që në sulm, ai nuk shtyhet shumë, deri aty ku gjen diçka për vjedhur apo plaçkitur. Sapo ka kapur dhinë, plugun apo rrotën e një makine qepëse, lufta për të ka mbaruar dhe ai kthehet në shtëpi. Sa për mbrojtjen shqiptarët janë ekstremisht nervozë nga zhurma e mortajave. Në kushte të tilla, është absolutisht thelbësore që korpusi i oficerëve drejtues të jetë i madh. Për 20 shqiptarë të duhen dy oficerë gjermanë: një që t’i drejtojë dhe një tjetër që të hedhë sytë e t’i ruajë”, – shkruan oficeri gjerman.

Historianë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur ta kthejnë në element pozitiv këtë karakteristikë shthurëse të shqiptarëve për të mbajtur në këmbë tezën se divizioni nuk u përfshi në krime, se ai nuk mori pjesë në kapjen e hebrejve dhe se ai për këto arsye nuk ka ato implikime që pretendon historiografia serbe.

Mirëpo Schmidhuber na thotë se divizioni arrestoi të gjithë hebrejtë e Kosovës (281) dhe mori pjesë në goditjet e komunistëve. Divizioni u plotësua me 6 491 trupa dhe ai mori trajnim dhe asistencë nga njësitë drejtuese SS në Tiranë.

“Divizioni mori përherë mbështetjen që kërkonte nga Korpusi i Armatës së 21-të ndaj edhe të cilës varej në planin taktik si dhe Komanda Supreme e Armatës së 2-të të Tankeve”, – shkruan më tej kreu i njësisë. Duke cekur lehtë natyrën prej batakçiu të “të ashtuquajturve politikanë shqiptarë”, Schmidhuber na sjell përpara syve një Bedri Pejani, që “nuk donte të dinte se nga vinin paratë, mjafton që të përmbushnin kërkesat e ekzagjeruara të jetës që bënte”.

Me shumë interes është edhe ndikimi i politikës së jashtme në stabilitetin e divizionit dhe qëndrimin e rekrutëve.

Schmidhuber ka patur pritmërinë se hyrja e Turqisë në luftë, në krah të Aleatëve do të kishte pasoja, sepse siç raporton ai “popullsia dëgjonte në mënyrë konstante programet radio të Ankarasë dhe në qytete si Prizreni dhe Prishtina shumica flisnin turqisht dhe jo shqip”.

Gjithë pra një oportunizëm i shoqëruar me prirjen materialiste për të përfituar nga pasuria e gjermanëve, por që gjithsesi nuk ka cenuar përmbushjen e detyrave nga divizioni.

Schmidhuber thotë në raport se edhe në këtë kohë, pra në 2 tetor, ai arrin të sigurojë rendin në Kosovë, kjo edhe pse në fillesat e veta Divizioni kishte bërë spastrime të mëdha në radhët e komunistëve.

Kjo megjithë faktin se nga rreth 6500 trupa me të cilën nisi divizioni, më 1 tetor kishin dezertuar 3 425, sidomos shqiptarë të Tetovës dhe Maqedonisë në përgjithësi. /Respublica/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Përpjekje të reja për të studiuar historinë e klimës në Tokë

Nis punën projekti Beyond Epica në Antarktidë. Është pasues i misionit të parë Epica dhe…

18 hours ago

Ngjyrat që nuk ekzistojnë: Mit apo realitet?

  Ngjyrat janë një pjesë thelbësore e botës tonë, të pranishme në gjithçka që na…

20 hours ago

Çfarë do të thotë nëse ju mpihen duart

  Mpirja është ndjenja kur vështirë se mund të ndjeni diçka në një pjesë të…

22 hours ago

Si prodhohet çokollata dhe pse është kaq e pëlqyer nga njerëzit?

  Çokollata, një nga ëmbëlsirat më të dashura në botë, ka një histori të gjatë…

23 hours ago

Si ta kuptojmë që kemi nevojë për psikolog?

  Në ditët e sotme, kërkimi për ndihmë psikologjike është një hap i rëndësishëm për…

23 hours ago

Kush ishte Alfred Nobel?

  Alfred Bernhard Nobel ishte njeriu, vizioni dhe fondet e të cilit çuan në çmimet…

23 hours ago