<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Po, ekziston një muze i lumturisë! Ku ndodhet dhe pse quhet kështu

Lumturia, si arti, shpesh është subjektive, por ndryshe nga arti, lumturia nuk është diçka që mund të prisni ta gjeni “të varur” në një muze. Por diçka ndryshoi kur u hap muzeu i parë kushtuar lumturisë në qytetin e Kopenhagenit. 

Projekti i ri u krijua nga Instituti i Kërkimit të Lumturisë (Happiness Research Institute). Qëllimi i tij është të zbulojë pse disa shoqëri janë më të lumtura se të tjerat, të “informojë për shkaqet dhe efektet e lumturisë njerëzore, ta bëjë mirëqenien subjektive pjesë të debatit të politikave publike dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për qytetarët e të gjithë botës”.

Muzeu aktualisht ka një kapacitet maksimal prej 50 njerëzish. Vizitorët ftohen të eksplorojnë lumturinë nga një perspektivë globale, që përfshin njohuri historike se si koncepti i lumturisë ka evoluar gjatë shekujve dhe se si kulturat e ndryshme e përcaktojnë këtë term.

Muzeu ka një koleksion të madh të objekteve që përfaqësojnë lumturinë për njerëzit në të gjithë botën. “Ne mund të jemi danezë, meksikanë, amerikanë ose kinezë, por ne jemi para së gjithash njerëz,” –u shpreh themeluesi i muzeut për CNN.

Muzeu gjithashtu përmban aktivitete ndërvepruese, eksperimente mendore dhe objekte të lumturisë.

Vizitorët mund të marrin pjesë në ushtrime që përfshijnë çokollatat, madje paraqitet edhe një dilemë e stilit Matrix nëse duhet të pini pilulën blu apo të kuqe.

“Ne besojmë se të qenit këtu së bashku, duke shijuar momentin, është një formë e lumturisë, sepse ne po krijojmë kujtimet tona për të ardhmen,” -tha një vizitore.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

21 hours ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

22 hours ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

22 hours ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

23 hours ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

23 hours ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

2 days ago