<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Disa arsye pse keni ftohtë vazhdimisht

Shumë prej jush mund të ankoheni se keni ftohtë në çdo stinë, natyrisht ankesat rriten kur temperaturat ulen.

Janë disa arsye dhe faktorë që ndikojnë në temperaturën e trupit tonë, si dhe mund të jenë arsye pse disa njerëz kanë ftohtë gjithmonë.


Anatomia

Burrat dhe gratë krijojnë sasi të ndryshme nxehtësie për ta mbajtur trupin të ngrohtë. Burrat kanë një normë mesatare më të lartë metabolike ‘të pushimit’ (të energjisë së djegur në qetësi) për shkak të masës së tyre më të lartë muskulare.

Në mënyrë të ngjashme, shtresat e yndyrës, të cilat janë krijuar për të izoluar dhe mbajtur trupin të ngrohtë, shpërndahen ndryshe tek burrat dhe gratë. Gratë kanë një shtresë dhjami gati dy herë më të trashë nën lëkurë në duar dhe këmbë, kështu që nxehtësia nga çdo muskul themelor e ka më të vështirë – dhe kërkon më shumë kohë – për të arritur tek receptorët e temperaturës në lëkurë, e cila mund të jetë arsyeja pse disa gra mund të ankohen se ndjejnë ftohtë më shpesh.

Hormonet

Gratë kanë një ndryshim ciklik në temperaturën bazë të trupit i cili ndikohet nga hormone të ndryshme, përfshirë këtu hormonet e ciklit menstrual. Para ovulimit, temperatura mesatare është 35.9?, pastaj arrin në 36.7 disa ditë pas.

Një numër i hormoneve seksuale bashkëveprojnë me sistemin që rregullon temperaturën tonë. Për shembull, estrogjeni rrit vazodilatacionin, një zgjerim të enëve të gjakut, i cili ndihmon në uljen e temperaturës së trupit – ndërsa progesteroni tenton të shkaktojë temperaturë më të ngrohtë të trupit. Studimet tregojnë se progesteroni sintetik, i gjetur në kontraceptivët oralë, shkakton një ngritje të zgjatur të temperaturës së trupit.

Ndërsa nivelet më të larta të testosteronit tek burrat duket se mund të ndihmojnë që të ndiejnë të ftohtin më pak duke desensibilizuar një nga receptorët që zbulon të ftohtin.

Kushtet shëndetësore

Disa sëmundje dhe gjendje shëndetësore shoqërohen me një tolerancë të zvogëluar ose ndjesi të të ftohtit. Sëmundja ‘Raynaud’ është një gjendje e cila bën që disa zona të trupit, veçanërisht gishtat e duarve dhe këmbëve të jenë të ftohta edhe kur temperatura e ambjentit është e ngrohtë. Shkaktohet nga ngushtimi i shpejtë i enëve të vogla të gjakut në këto zona.

Gratë kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga ‘Raynaud’. Trajtimi kryesisht përqendrohet në shmangien e të ftohtit, shkaktarët e stresit, ilaçet që mund të shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut dhe disa ndryshime të mënyrës së jetesës. Hipotiroidizmi është një gjendje tjetër që mund ta bëjë dikë të ketë ftohtë.

postbck postbck

Recent Posts

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit që u varros i gjallë nga Enveri

  Gjatë një fjalimi në Parlamentin Shqiptar, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmendi një histori…

16 hours ago

Përfitimet dhe efektet anësore nëse pini çdo ditë çaj të zi

  Çaji i zi në të vërtetë nuk është i zi. Në Kinë, ky çaj…

16 hours ago

E pazakontë! 20 deve “skualifikohen” nga konkursi i bukurisë për shkak të ndërhyrjeve estetike

Një ngjarje e rrallë ka “çoroditur”  konkurset e bukurisë për deve në Oman. 20 deve…

16 hours ago

Sara Jashari, vajza nga Kumanova që po mahnit botën e Teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale

Ahmed Kalaja Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon vite punë dhe përvojë për të…

20 hours ago

Si të kuptoni nëse keni gurë në veshka – Çfarë duhet të bëni?

  Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave.…

20 hours ago

U mbyllet goja grekëve dhe serbëve, Turqia vërtetom edhe një herë origjinën shqiptare të Skënderbeut

U mbyllet goja grekëve dhe serbëve, Turqia vërtetom edhe një herë origjinën shqiptare të Skënderbeut…

20 hours ago