<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbulohet helmeta e rrallë ilire në Kroaci

Një grup arkeologësh në Kroaci duke eksploruar ne një shpellë të lashtë kanë zbuluar një varr luftëtari që përmban një helmetë bronzi jashtëzakonisht të rrallë ilire. Vendi ku u zbulua përkrenarja quhet Zakotarac, në gadishullin Pelješac të Dalmacisë jugore, Kroaci. Varri shpellor i luftëtarit daton në shekullin IV pes.                                                                                                          Përkrenarja e tipit ilir u përdor nga etruskët e lashtë dhe skithët të territoreve të Ukrainës së sotme. Një shumëllojshmëri e përkrenareve u zhvillua gjithashtu në Itali bazuar në pamjen e saj po prej fildishi. Përdorimi i saj i gjerë nën autenticitetin ilir në shekullin e IV pes. filloi të zbehej.                                  

Përveç përkrenares studiuesit që hulumtuan varrin antik në Kroaci zbuluan gjithashtu një grumbull armësh hekuri përfshirë shtiza dhe thika. Por gjithashtu dhe dy persona të tjerë të varrosur në të njëjtin varr, duke përfshirë një grua të veshur me byzylyk bronzi. Sende të tjera që u gjetën ishin 15 kapëse bronzi dhe argjendi , 12 gjilpëra, disa zbukurime dhe piskatore bronzi spirale e disa qindra gurë qelqi dhe rruaza qelibari që u përkisnin gjerdanëve. Në të njëjtën zonë arkeologët kanë identifikuar shumë vende të tjera deri më tani të panjohura por potencialisht me mbetje arkeologjike të lashta.                                                                                                              Varri antik u zbulua gjatë restaurimit të një tume. Hapësira e tij arrin afërsisht 3 x 2 metra dhe eshtrat e tij u gjetën në një gjendje mjaft të dobët sipas studiuesve. Varri daton më herët sesa kolonia në Korçula, e ardhur dhe e themeluar në fund të shekullit IV ose në fillim të shekullit III pes. Profesor Potrebica thotë se përkrenarja e gjetur ilire është jashtëzakonisht e rrallë dhe i përket një koleksioni prej vetëm rreth dyzet që janë gjetur ndonjëherë në Europë.                                                                                                            

​Sendet që u gjetën aty janë një pasuri e vërtetë ku përveҫ sendeve dhe eshtrave të lartpërmendura studiuesit zbuluan 30 vazo të sjella në vend nga punëtoritë e Atikës dhe Italisë dhe origjina e tyre është greke por pa harruar thesare të tjera të ҫmuara. Studiuesit thonë se këto ishin ndër vazot më të shtrenjta në atë kohë. Një grup tjetër tumash prejhistorike përreth fshatit Zakotorac janë identifikuar, një minierë e vërtëtë ‘ari’ ku mund të gjenden mbetje arkeologjike të kulturës ilire. Gjetjet e jashtëzakonshme u paraqesin arkeologëve një pamje të re të rëndësië së Adriatikut dhe dinamikën historike të kësaj periudhe të Europës. /gngeorgenews.weebly.com /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

1 day ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

1 day ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

1 day ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

1 day ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 days ago