Botohet sipas revistës “Koleksionisti”, organ i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë me rastin e 613 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, 6 maj 1405
Nga Fotaq Andrea
Ne kemi pasqyrë Skënderbenë, i përqasur me Shën Luisin e Francës”. Me këtë thënie diamant të Faik Konicës te “Albania” e nisim shkrimin tonë për Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti në kërkim të pasqyrës së tij të vërtetë identitare dhe origjinale në bazë të dëshmive dhe veprave të artit që na kanë ardhur gjer më sot.
Nuk ka si të mos vëmë në dukje që në fillim se katër vjet pas Kuvendit dhe Lidhjes së Lezhës, emri i Skënderbeut ishte bërë tanimë i njohur në Europë për fitoret e korrura të shqiptarëve ndaj osmanëve, që prej betejës së Torviollit (v. 1444) deri në qëndresën e Sfetigradit më 1448. Fakti historik është i tillë që sipas dëshmisë në “Notice historique sur la Maison de Saint-Mauris” një kështjellë në Savojë quhej “Fort de Scanderberg” (Fortesa e Skënderbeut) ose “Tour de Scanderberg” (Kulla e Skënderbeut). Olivier de la Marche, historian, diplomat, kapiten e kronikan i kohës, e përmend këtë fortifikatë më 1448, në kulmin e luftërave civile në Francë, kur Filipi i Mirë (Philippe le Bon) – që do t’i dërgonte Skënderbeut ambasadorë pas rrethimit të parë e të dytë të Krujës – ndërmerrte luftërat e tij në Franshë Kontenë e Burgonjës.
Pikërisht, kësaj periudhe, viteve 1448-1451 u referohet At Vinçens Malaj kur i njeh Antonio Pisano-s (Pisanello, 1395-1455) – mbi bazën e një hipoteze të parashtruar nga Leonardo de Martino da Greci – autorësinë e gravurimit të medaljonit me portretin ndoshta më të hershëm të Skënderbeut, që ruhet në Zagreb, pothuaj i ngjashëm me atë që ruhet në muzeun numizmatik të Berlinit (foto.1, 2, 3).
Në rastin konkret, nuk mund të përjashtohet hipoteza se dy medaljonet e para me portretin e Skënderbeut mund të jenë porositur nga Alfonsi i Aragonës te Pisanello, i cili në vitet e fundit të jetës, me një përvojë të shkëlqyer si piktor, medaljon-punues dhe miniaturist kodikësh, ndodhej pikërisht në Napoli më 1448-1451, periudha kur pas Traktatit të Paqes me Venedikun (v.1448), Skënderbeu do arrinte fitoren historike ndaj turqve pas rrethimit të parë të Krujës (v. 1450).
Kohët e fundit, prof. Lutfi Alia, mbështetur tek studiuesi i njohur venecian Piero Voltolina, i bën një prezantim dhe trajtim shkencor tre medaljoneve me portretin e Skënderbeut që ndodhen në katalogun voluminoz të Voltolina-s “Storia della Repubblica di Venezia attraverso le medaglie” (Milano, 1988). Bëhet fjalë për të njëjtat medaljone të derdhura, por studiuesi venecian e shtyn me një dhjetëvjeçar datën e prodhimit të tyre, realizuar, sipas tij, më 1463 në Venecie dhe më 1465 në Romë. Prof. Alia, duke iu referuar edhe studiuesit Frederick Kenner (Vjenë 1898), është i mendimit se gravurimi i portretit të Skënderbeut (me autor anonim, në këtë rast), duhet të jetë bërë mbi bazën e skicimeve të G. Bellini-t më 1461, konkretisht kur Skënderbeu ishte i ftuar nga Papa Piu II në dasmën e Antonio Piccolominit, ose pastaj më 1463, kur Gjergj Kastrioti, thekson ai, “vizitoi Venecian për të marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes”Qytetar Nderi i Veneto-s””.
Po prapë, se ku, kur dhe në ç’rrethana Bellini e ka skicuar Skënderbeun, në Napoli, Romë, Venedik apo Lagunova, kjo është një çështje që mbetet e hapur për hulumtim e studim të dokumentuar. Megjithatë, të gjithë studiuesit, shqiptarë e të huaj, që janë marrë me portretet më të hershme të Heroit tonë Kombëtar, që nga A. Thevet e P. Giovio (shek. XVI), që nga F. Kenner e De Martino (shek. XIX), tek F. Konica, F. Noli, V. Malaj, Dh. Dhamo, K. Frashëri, K. Biçoku, F. Hudhri, M. Ahmeti, K. Naska, P. Voltolina, L. Nadin, I. S. Karanxha e L. Alia, të tërë janë në një zë kur pohojnë se portreti më i hershëm i Skënderbeut duhet të jetë realizuar nga Bellini (1429-1507) “d’après nature”, mbi bazë skicimesh (sot të humbur) gjatë vizitës/vizitave të Kastriotit të Madh në Itali. Pra, modeli, lënda e parë e gjallë, ka qenë e pranishme, para syve dhe penelit të Bellini-t. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që Heroi të jetë skicuar më parë edhe nga Bellini Ati (Jacopo).
Nga ana tjetër, mbetet e hapur për dokumentim shkencor edhe çështja nëse janë apo nuk janë të viteve 1449-1451 medaljonet e para që i njihen Pisanello-s. Sepse me të drejtë mund të shtrojmë pyetjen: përderisa gjer më sot nuk është dokumentuar që Skënderbeu të ketë qenë në këto vite në Itali, mbi çfarë baze modeli janë realizuar ai/ato portrete? Vërtet, nuk përjashtohet mundësia që të jenë bërë skicime të portretit të Skënderbeut edhe gjatë kësaj periudhe, brenda vendit apo në Raguzë e gjetkë, dhe më pas, këto skicime të jenë dërguar në Itali (gjatë vajtje-ardhjeve të ambasadorëve) për të përfunduar te Pisanello si porosi “nga lart” (nga kushdo që financonte) për të përgatitur dhuratën e veçantë, në rastin konkret medaljonet. Për më tepër që gjesti dhurues merr kuptim të madh gjatë kësaj periudhe, kur Gjergj Kastrioti njihej tashmë si “Zot i Arbrit” dhe bashkëpunonte suksesshëm me Vatikanin, Janosh Huniadin dhe Alfonsin e Aragonës, kur kishte prapsur mbi njëzet sulme osmane dhe Kruja me qytetet e tjera të Arbërisë u bënin ballë rrethimeve të njëpasnjëshme, dhe sidomos kur ishte nënshkruar Traktati i Gaetës (mars 1451). Mbi të gjitha, pikërisht gjatë këtyre viteve datojnë edhe dy kodikët e famshëm me emblemën kastriotase që kanë qenë drejtpërdrejt në zotërim të Kastriotit të Madh: “Libri i Uratave” dhe “Libri i Petrarkës” (prezantimin e këtyre kodikëve e kemi bërë te monografia “F. Andrea, D. Muka, “Tre libra të bibliotekës kastriotase në përqasje me heraldikën shqiptare”, Studia Albanica, 2007” (foto 4, 5, 6).
* * *
Duke u shkëputur nga medaljonet e para me portretin e Skënderbeut, realizuar gjatë kohës kur vetë Heroi ishte gjallë (a nuk na kanë ardhur historikisht që nga Lashtësia portretet më të hershme të mbretërve dhe të figurave të shquara fillimisht nëpërmjet monedhave e medaljoneve ?!), le ta themi pa drojë se sot kemi – gjithnjë duke iu referuar viteve 1460 dhe për aq sa na lejon njohja e derisotme – edhe portretin më të parë, më të hershëm e më origjinal të Skënderbeut, fatmirësisht me ngjyra, ndonëse në miniaturë (foto. 7).
Është fjala për portretin e Skënderbeut në kodikun “De Romanorum Magistratibus” të Andrea Domenico Fiocco-s, Romë 1465, që ndodhet sot në Bibliotekën e Universitetit të Harvardit, Houngton Library, Cambridge Mass. me numër rendor MS Typ 496. Studimin më të plotë për këtë portret, më të argumentuar shkencërisht, me të dhëna të sakta dhe referime të shumta ia ka bërë të njohur kohët e fundit publikut shqiptar studiuesi pasionant Ilia S. Karanxha, i cili ka hedhur tanimë teza të guximshme për historiografinë shqiptare të periudhës skënderbejane. Me të drejtë, Karanxha nënvizon në studimin e tij “Skënderbeu autentik dhe modeli i Romës antike” (“Zemra Shqiptare”, nëntor 2014), lidhjen organike të këtij portreti të Heroit jo vetëm me portretet e tij në medaljone, por edhe me portretin e Skënderbeut te Barleti, e më tej me portretin mbi portën kryesore të Pallatit të Skënderbeut në Romë (foto 8 ).
Sinjalin e parë të pranisë së këtij portreti e dha prof. Shaban Sinani kur e botoi atë me cilësi shumë të dobët (fotokopje) në veprën e tij “Beratinus” (Argeta LMG, Tiranë, 2004). Më 2005, Prof. Kaliopi Naska botoi në “Revista Ushtarake” shkrimin “Si u gjet thesari i Drishtit?”, ku vinte në dukje për herë të parë praninë e kodikut “De Romanorum Magistratibus” si dhe dy ilustrimet e këtij kodiku, njëri prej të cilëve, siç theksonte ajo me të drejtë, “… portreti më i hershëm i njohur gjer më sot i Gjergj Kastriotit”.
Më pas, në maj 2007, antikuari Dritan Muka në Kanada më dërgoi me e-mail historikun e shitjes së këtij kodiku si dhe përshkrimin e tij të hollësishëm sipas katalogut “Rare books and early mss, bot. Davies & Orioli, London, 1962” (foto 9). Por u desh, disa vite më pas, pena e studiuesit Karanxha për të dhënë të plotë tablonë sinoptike të portretit origjinal të Heroit tonë kombëtar, si dhe përqasjen e tij me krejt portretet më të hershme të Skënderbeut që njihen deri më sot.
Mund të shtrojmë me të drejtë pyetjen: po përse ky portret origjinal i Skënderbeut në këtë kodik të titulluar “De Romanorum
Nga ana tjetër, dëshmia e André Thevet, kozmografi i mbretit të Francës, që ka vizituar Ballkanin në mesin e shek. XVI dhe ka gjetur portret origjinal të Skënderbeut mes shqiptarëve në Butola (apo
Sigurisht tonin në shtimin e portreteve të Skënderbeut, më të hershme dhe më pranë origjinaleve të Bellini-t dhe shokëve të tij e dhanë që pas vdekjes së Heroit piktorët e shquar italianë të shek. XVI, sidomos Bernadinus Vitalibus (foto 22), të cilët shpejt do pasoheshin nga ilustratorët francezë e sidomos ata gjermanë, zviceranë e flamandë, nga Jorg Breu, Ati dhe i Biri, te Hans Schauffelein, Jost Amann, Tobias Stimmer, Domenicus Custos, pasuar nga J. Pontanus, De Bry, P.C. Balthasar, etj. (foto 23, 24, 25).
Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…
Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…
Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…
Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…
NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…
Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…