<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

1990/ Një letër në xhepin e të vrarit në kufi(Foto)

Nga Kastriot Dervishi

Më datën 25.5.1990, rreth orës 24.00, rreth 200 metra larg kufirit, në sektorin e postës kufitare Rehovë të Rrethit të Kolonjës i përbërë nga ushtarët Dod Kapsori dhe Xhelal Elezi, vrau Sami Dajën, teknolog në kombinatin metalurgjik Elbasan dhe ndaloi shokun e tij, Mezani, dënohet me 4 vjet burgim. Eksperti mjeko – ligjor përcaktoi se vdekja e Sami Dajës ishte shkaktuar nga 5 plagë të rënda. Mezani që ishte nga Peqini kishte udhëtuar drejt atij drejtimi kufitari pasi e njihte mirë vendin për shkak se kishte kryer ushtrinë andej. Për këtë arsye ka udhëtuar së bashku me djalin e tezes së vet Sami Dajën, i cili kishte edhe një adresë në Greqi. Kanë udhëtuar të dy fillimisht me makinë e më pas me tren nga Peqini deri në Gurin e Kuq në Pogradec. Prej andej kanë marrë autobusin e linjës deri në Ersekë, qytet ku kanë mbërritur rreth orës 17.30. Në restorantin e këtij qyteti kanë ngrënë darkë. Rreth orës 21.00, kanë blerë edhe një shishe vodkë dhe janë nisur në drejtim të kufirit. Në xhep, Samiut iu gjet adresa ku do të shkonte

Dëshmia e ushtarit Dod Pal Kapsori

Rreth orës 24.00 në drejtimin tonë për nga vija e kufirit po afroheshin dy persona që nuk dalloheshin mirë nga errësira. Ishte një natë pa hënë. Ne kujtuam se po vinin shokët e komandës për ndihmë e për kontroll sepse po vinin nga rruga që vijmë ne në vendimin e shërbimit. Kur u afruan rreth 15 – 20 metra ushtar Xh.E, u kërkoi parullën dhe u bëri ndaljen. Ata të dy u kthyen prapa duke ecur në krahun e anëtarit, pra në krahun e majtë tonin. Ushtar Xh.E. qëlloi në ajër një herë. Kur pa se nuk qëndruan shtimë të dy në drejtim të tyre me breshëri. Pamë se njëri u rrëzua përtokë kurse tjetri iku dhe na u zhduk në errësirë. Unë hodha paketën shenjëdhënëse, por me gjithë këtë prapë nuk e pamë. Pastaj ne bllokuam kufirin bashkë me njësitet e tjera që na erdhën. Kur ne e vramë u afruam për ta parë se mos ishte gjallë. Ai kishte vdekur dhe xhaketën e kishte hedhur në tokë. Kur ne qëlluam ai tha: “Mos qëlloni se më vratë”.

Dëshmia e ushtarit Xhelal Elezi

Rreth orës 24.00, ne dalluam se në drejtimin tonë po vinin dy persona nga poshtë – lart, në drejtim të kufirit me Greqinë. Unë i pashë në horizonte se ishte një natë pa hënë. Kujtova mos ishte kontrolli se po vinin nga rruga e shërbimit. Menjëherë sinjalizova përgjegjësin dhe u pozicionuam për të bërë ndaljen. Pasi u afruan në drejtimin tim, rreth 15 metra, unë dallova se ishin civilë. I thashë të ndalonin dhe të thoshin parullën dhe në të njëjtën kohë njëri u ul në gjunjë e tjetri iku me vrap. Unë qëllova njëherë në ajër me një fishek duke u thënë mos lëvizni se do i qëlloja. Ky që ishte në gjunjë tentoi të largohej po në atë drejtim. Në këtë moment unë dhe shoku im kemi hapur zjarr bashkërisht me breshëri. Pamë se personi u shtri përtokë duke thënë: “më vrave o ushtar”. Përgjegjësi i njësitit kaloi në anën tjetër dhe hodhi pistoletën shenjëdhënëse. Unë hapa zjarr edhe në drejtim të personit që u largua. Së bashku me përgjegjësin e ndoqëm prapa duke qëlluar me breshëri…Në mëngjes mora vesh se tjetrin e kishin kapur ata të postës së Gjonçit.

Sami Daja i vrarë dhe letra me adresën që iu gjet në xhep

postbck postbck

Recent Posts

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

20 hours ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

21 hours ago

Mos i shtrydhni puçrrat, ja çfarë mund t’i shkaktoni fytyrës

    Pastrimi i papastërtive dhe puçrrave nga fytyra nuk këshillohet të bëhet me gishta,…

21 hours ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

1 day ago

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

1 day ago

Pse vdiq kaq i ri Aleksandri i Madh?

    Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…

1 day ago