Më shumë se një duzinë mace dhe qen kërkojnë vëmendjen e Maryam al-Balushi ndërsa ajo shpërndan ushqime në shtëpinë e saj në kryeqytetin e Omanit, Muscat, në Gadishullin Arabik.
Pavarësisht ankesave nga fqinjët dhe shpenzimeve të shumta, ajo ka grumbulluar 480 mace dhe 12 qen, duke i përshkruar kafshët shtëpiake si shoqërues më të mirë sesa njerëzit e tjerë.
“Kam zbuluar se kafshët, veçanërisht macet dhe qentë, janë më besnikë se njerëzit”, tha ajo ndërsa macet hidheshin mbi dhe nga një shtyllë gërvishtëse afër.
Jetime në moshë të re, Balushi gjatë dekadës së fundit ka bashkëjetuar me miqtë e saj me gëzof, shumë prej të cilëve u shpëtuan nga rruga. Balushi shpenzon rreth 7,800 dollarë në muaj për t’u kujdesur për krijesat, 17 prej të cilave janë të verbër, duke i ushqyer dhe pastruar me zell, si dhe duke i çuar tek veterineri për kujdes mjekësor.
Mediat lokale raportojnë se pavarësisht gjobave, numri i kafshëve të braktisura në vitet e fundit, është në rritje. Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve kanë mbështetur një program për të ulur numrin e kafshëve të humbura/Top Channel/InforCulture.info
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…