<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

”Serbët nuk i llogariste askush, të gjithë mendonin se kjo racë do të zhdukej prej këtu” – Gabriel Louis-Jaray, Shkup, 1914

Në vitin 1914 Gabriel Louis-Jaray përshkruan historinë e qytetit të Shkupit përgjat luftrave ballkanike dhe rënjes së Perandorisë Osmane në ballkan.

” Para Konakut, një grumbull njerëzish e kafshësh, karrocash e shportash, prodhimesh të vëna pirg dhe koshash të thurur mbushin sheshin e madh të tregut, ku njerëzit në këtë çast nuk mendojnë për gjë tjetër veç për të shitur e për të blerë.


Por sa shumë ngjarje kanë ndodhur dikur dhe dje në këtë shesh e në këtë pallat! Çfarë historie shumë më të trazuar se kjo e gjashtë viteve të fundit është zhvilluar këtu! Më kujtohet udhëtimi im i parë para revolucionit të xhonturqve: serbët nuk i llogariste askush, të gjithë mendonin se kjo racë do të zhdukej prej këtu. Bullgarët bëheshin gati të shtrinin sundimin e vet mbi gjithë Maqedoninë. Shqiptarët shpresonin të ishin pasuesit e turqve, të së drejtës së të fortit dhe të trashëgimtarit të paracaktuar. Lufta u ndez. Bandat shqyen vendin. Pastaj shpërtheu revolucioni. Në këtë trazim, të gjithë besonin te ngadhënjimi, çlirimi, fitorja. Gjithkush në këtë shesh përqafoi fqinjin duke menduar se dëshirat e tij do të plotësoheshin.
Por një fatalitet i jashtëzakonshëm e zuri Turqinë. E zënë nga një çmenduri e çuditshme, apo prishi vetë të gjithë forcën që mund të mbante ende sundimin e saj në Maqedoni: turku luftoi me shqiptarin.

Ky ishte fundi, nacionalizmi turk solli revolucionin, nacionalizmi turk bëri që Turqia të humbtr Evropën. Arnautët kishin rezistuar katër vjet, kishin luftuar, ishin tërhequr, kishin sulmuar dhe erdhi dita kur hynë fitimtarë në këtë vend të Konakut, ku vendosën qendrën e tyre. Por nuk zgjati shumë: shpërtheu lufta e parë ballkanike. Serbët i shtynë deri në Manastir ushtritë e tyre fitimtare, pastaj ndalën sulmin bullgar dhe u vendosën në Maqedoninë qendrore nga liqeni i Ohrit deri në Manastir dhe Shkup, për të cilin, qysh nga fillimi i shekullit të ri, ziheshin për sundim shqiptarët e bullgarët. Ky është fundi i këtij akti të tretë apo tl katërt, i cili u luajt në vitin 1913.


Ndoshta nuk do të jetë i fundit i tragjedisë ballkanase: shqiptarët dhe bullgarët do të përpiqen përsëri në çdo rast.”
/Traditat, Instagram /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

7 minutes ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

41 minutes ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

55 minutes ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

1 hour ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

1 hour ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

2 hours ago