<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Varreza e krishterë ilire arbërore e Carrallukës së Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj

Tërheqin vëmendjen kryqet e varreve të zbukuruara më mjeshtri të rrallë: a) më nga një kryq të vogël, të thelluar në qendër, b) me nga tre kryqe relievore në qendër dhe me një motiv relievor në përngjasim të kufjes së telefonit, c) me një gjysmësferë relievore dhe dy shirita të thelluar paralel. Varreza i takon kulturës së krishterë ilire arbërore dhe ka vijimësi nga antikiteti deri në periudhën e vonë mesjetare.
Në veriperëndim të fshatit Carrallukë, në lagjen Rugova, pranë anës së majtë të vades me ujë të nxehtë që vjen nga burimi termal i Banjës së Pejës gjendet njëra nder varrezat më të mëdha jo vetëm në territorin e komunës së Istogut, por edhe në Kosovë. Quhet më emrin Vorret e Vjetra. Shtrihet në një vend të sheshtë e të pyllëzuar. Përfshin sipërfaqe afro 1hektar. Në fazën e hulumtimeve të sotme kemi hulumtuar rreth 60 varre, të cilat kanë qenë të ngritura me pllaka gurësh gëlqeror dhe pllaka shtufi, të orientuara lindje – perëndim, me ndonjë shkarje të vogël.

Kemi dalluar tri loje varresh a) varre te konturuara me nga dy pllaka piramidale guri, të gdhendura shkarazi apo të pa gdhendura, b) varre me nga dy kryqe guri të tipit latin, të vendosura në dy anët gjatësore të varrit dhe c) varre në formë arke drejtkëndore që mbyllen me nga një pllakë horizontale, ndërsa të koka kanë të vendosur një gurë piramidal apo në formë kryqi. Përmasat e varreve sillën nga 214 – 286cm.

Tërheqin vëmendjen kryqet e varreve të zbukuruara më mjeshtri të rrallë: a) më nga një kryq të vogël, të thelluar në qendër, b) me nga tre kryqe relievore në qendër dhe me nga një motiv relievor në përngjasim të kufjes së telefonit, c) me një gjysmësferë relievore dhe dy shirita të thelluar paralel.

Në jug të varrezës ndodhen gërmadhat e një kishe të vogël në formë të një grope me ledhe dheu anash, të orientuar lindje – perëndim, dimensionesh afro 10 x 6m. Pranë kishës ruhet një bazament kolonade nga guri gëlqeror.

Varreza është vizituar në gjysmën e dytë të shek. XIX nga arkeologu anglez Evans i cili kishte parë afër një varri, një ambient nëntokësor në formë të një dhome kënddrejte të ngritur me blloqe gurësh, rrënoja antike, një fragment të një kornize nga periudha e antikitetit dhe nja sarkofag guri të mesjetës. Evans kishte supozuar ekzistencën e një vendbanimi antik pranë varrezës.

Sipas përshkrimit të një ekspedite të viteve 80 –ta të shek. XX varreza përmbante 65 përmendore varresh nga pllaka gurësh më përmasa të mëdha (100 x 70 x 20cm), kapak monolit (200 x 50cm), disa prej të cilave të zbukuruar me motive gjysmë topash të gdhendur në reliev, shigjeta, kurora dhe laroja më origjinë tekstili.

Varreza i takon kulturës së krishterë ilire arbërore dhe ka vijimësi nga antikiteti deri në periudhën e vonë mesjetare.

Varret e Carrallukës
(foto dhe dizajni : Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Ibuprofeni gjatë vapës: pesë grupe që duhet të tregojnë kujdes të shtuar para përdorimit

    Farmacistët po u bëjnë thirrje disa kategorive të njerëzve që të tregojnë më…

9 hours ago

Si qëndron situata me fruth në Kosovë? IKSHPK jep detaje

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se, gjatë periudhës 16…

9 hours ago

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

6 days ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

1 week ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

1 week ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

1 week ago