<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Censusi i 1901 në Itali, në 47 komuna flitej shqip, jetonin 250 mijë shqiptarë

Nga : Aurenc Bebja

Shkrimi në gjuhën frënge i gjeografit Charles Rabot « Numërimi i popullsisë që flet shqip, frengjisht, greqisht, sllovenisht dhe gjermanisht në mbretërinë e Italisë », 1903 – i mbështetur po ashtu në punën e M. H. Raseri, të publikuar në vitin 1902 në « Bulletin international de l’Institut de la statistique », Romë – na sjell disa të dhëna interesante mbi komunitetin shqiptar (arbëresh).

Numërimi është kryer me 10 shkurt të 1901 (40 vite më vonë se censusi i 1861), i cili klasifikon popullsitë sipas gjuhës që përdornin në jetën e përditshme.

Sipas këtij censusi, 252 600 banorë ose 58 208 familje, të cilat banonin në 178 komuna, nuk përdornin italishten si gjuhë komunikimi. Si rrjedhim, komuniteti shqiptar renditej i pari, i ndjekur nga francezët, grekët, sllovenët, gjermanët dhe katalanasit.

Gjuha shqipe flitej në 21 564 familje ose prej 90 000 individësh të shpërndarë gjeografikisht në 47 komuna të Italisë jugore dhe të Siçilisë.

Në distriktin e Cozenca-s, në Kalabri, shqiptarët formonin një grup të konsoliduar. Jetonin aty 9 251 familje (pothuajse 39 000 individë) të vendosur në qytezat e :

Castrovillar : 5 253 familje në 16 komuna

Rossano-s : 2 053 familje në 5 komuna

Cosenza-s : 1 569 familje në 4 komuna

Paola-s : 484 familje në një komunë

Në 17 prej 26 komunave të distriktit të Cosenza-s, shqiptarët përbënin 2/3 ose të gjithë popullsinë e këtyre zonave lokale.

Ndërsa në distriktin e Catanzaro-s, i cili ndodhet në Kalabrinë veriore, jetonin 1 543 familje që flisnin shqip, ose pothuajse 6 570 individë të shpërndarë në 6 komuna (tre në qytezat e Catanzaro-s, dy në Cotrone dhe një në Nicastro).

Pra në Kalabri formohej komuniteti më i madh i popullsisë që fliste shqip në Itali. Gjithsesi kishte komunitete shqiptare të izoluara gjeografikisht në disa provinca të tjera jugore, si për shembull : 55 familje në Abruzzes, 2 121 në Molise, 886 në Campanie, 2 530 në Basilicate dhe 3 290 në Siçili.

Këto 8 882 familje banonin në 27 komuna, ndër të cilat 14 ishin të tëra ose pothuajse të tëra shqiptare, ndërsa 13 të përziera, ku dominonte gjuha italiane.

« Këta shiptarë kanë emigruar në Itali në shekullin XV dhe XVI ». Kuptohet se autori e ka fjalën për arbëreshët. Ai shton se që nga ajo kohë, shqiptarët kanë ruajtur me devotshmëri, jo vetëm gjuhën e tyre, por edhe traditat, këngët e tyre kombëtare, madje edhe kostumet, siç e kanë konstatuar dhe vetë turistët, të cilët kanë vizituar fshatin e bukur shqiptar të Piana dei Greci, i cili ndodhet në hyrje të Palermos.

Sipas numërimit të vitit 1861, në Itali jetonin 55 443 shqiptarë. Sipas autorit, mendohet se ky numërim nuk është realizuar i tëri, prandaj në vitin 1901 numri i shqiptarëve del më i lartë. Në tjetër faktor shpjegues është dhe shkalla e lartë e fertilitetit tek popullsia shqiptare.

postbck postbck

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

4 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

4 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

5 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

5 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

1 day ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

1 day ago