Ndërtimi i portit modern të Durrësit ka nisur në fund të viteve 1920, në të njëjtën kohë kur filloi edhe ndërtimi i institucioneve dhe i infrastrukturës rrugore në pjesën qendrore të qytetit antik.
“Për disa qindravjeçarë mjetet lundruese të udhëtarëve e mallrave ankoroheshin në dy ura druri, ose prisnin varka shkarkimi në radën portuale të Durrësit.
Rikonstruksioni dhe zgjerimi i portit nisi në vitin 1928 nga firma italiane “Mazzorana” dhe përfshiu thuajse të gjithë sipërfaqen aktuale të portit më të madh të vendit tonë.
Krijimi i kalatave e basenit, si dhe thellimi i portit vazhduan deri në vitin 1934. Në të njëjtën periudhë janë ngritur edhe ndërtesat në hyrjen kryesore të portit, ku është vendosur pjesërisht sot administrata e Autoritetit Portual”,- shkruan APD.
Godinat hyrëse dhe një pjesë e infrastrukturës portuale janë ngritur mbi bazën e një plani rregullues urbanistik, menjëherë pas tërmetit të vitit 1926 që goditi qytetin antik.
/portali DurresLajm/InforCulture.info
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…