Nga: Prof. Dr, Hakif Bajrami
PSE U VRA ISA BOLETINI
Më 1935 KOS, Qeveria e M. Jugosllave dhe Klubi Kulturor serb në themelim do të bëjnë një rekapitullim lidhur me personalitet shqiptare, se cili është më i rrezikëshmi për interesat e Jugosllavisë. Në atë rekapitullim prej 764 faqesh ( Uput za likvidaciju kaçaçkih banid dhe Uput za likuidaciju alabnskih prvaka), del se Isa Boletini në dokumnete gjatë viteve 1881-1916 apostrofohet jo më pak se 8012 herë. Në vendin e dytë, del se ishte për politikën pansllaviste më i rrezikshëm Hasan Prishtina, i clili përmendet në 7005 herë në dokuemnete. Pas tij vjen, Bajram Curri me 5011 herë. Në vendin e katërt pozicionohen Azem Bejta dhe klerikët arbëorë :Fan Noli dhe At Fishta me apostrofime deri në 2000 herë e kështu meradhë. Në këtë utbim politiko rreligjioz, referojnë patriku Gavrillo, paolitikani J. Magovqeviq dhe juristi S. Jovanoviq n` emër të Klubit Kulturor serb. Tubimi mbahet më 28 VI 1935 në Beograd. Aty shnohet edhe kjo fjali e dalur nga goja e Vasa Qubrilloviqit dhe Patrikut Gavrillo Dozhiq se : “ Shqiptarët do të na akuzojnë për dy gjëra: Një, që nuk i kemi deprotuar në Anadoll. Dy, që nuk i kemi konvertuar në religjionin e orgjinës , në ortodokësi”.
Tash duhet të përgjigjemi në pyetjen pse dhe si u vra Isa Boletini si personaliteti më i apostrofuar. Nga mija fakte që siellin pansllavistët në Beograd do t` i veçojmë ato që janë më eklatante;
Në dokumnete arsyetohet se:
1.Isa Boletini duhej të likuidohet sepse gjatë viteve 1881-1892 i ka ndihmuar mbi 200000 muhaxhirë të Sanxhakut të Nishit me ushqim dhe ndertim shtëpish;
3.Isa Boletini duhej të vritet sepse më 26 VI 1890 në Prishtinë vritet konzulli serb nga një muhaxher me urdhër të Isa Boletinit;
11.Isa Boletini duhet të likuidohej sepse është përkrahës dhe krahu më i fortë me kreshnikët e tij për IsamilQemalin me rastin e Shpalljes së pavarësisë Shqipërisë në Vlorë më 28 XI 1912;
II
SI U VRA ISA BOLETINI
Isa Boltinin e vranë në Podgoricë pasi që u dorëzua në përfaqësinë Frenge. Prej aty ai do t` u dorëzohet organeve malazeze dhe ata e vranë po atë ditë kur ushtritë e Wjenës hynë në Mitrovicë, më 23 janar 1916. Isa Boletini është dorëzuar organeve malazeze më 10 janar. Ai është vendosë në Shtabin e Ushtrisë malazeze dhe ndaj tij është ckatuar roja. Isa thuhet në deklaratën e oficerit që e caktonte ROJEN është vëndosë në katin përdhes të Shtabit. Unë kam pasë urdhër që ai nuk guzon të dali nga dera. Nëse provon të dali, atëherë ta neutralizojmë duke e plagosë. Në një rrethanë të papritur kanë shkrep armet te ura dhe Isa Boletini ka provuar të dali në ndihmë kreshnikëve të tij, por unë ( P. M. Vojvodiq, oficer rezerv 1977) e kam plagosë duke e goditur në duarë. Pas nja dhjetë minuatve ka ardhë Baba i Millovan Gjillasit (Nikolla Gjillas) dhe ka shti pesë herë në te. Ai ia ka grabitë Ises pushkën dhe revolet që i mbetën afër duarëve. Unë shumë më vonë kam degjuar se ken e kam plagosë. Sot (1977) pendohem shumë se çfar mekati kam bërë. Po u rrëfehem se nuk jam fajtor. Unë kam qenë vetëm një ificer që zbaton urdhëra. Urdhëri ka ardhë nga lartë. Këtë krim e kam kuptuar shumë më vonë. Fajtor është përfaqsia franceze, qevria dhe mbreti i Malit të Zi. E tërë kjo armiqësi ndaj kolosit shqiptar flet se edhe varri i tij tash etutje: mendon, flet dhe vepron për t` i mbrojtur trojet stergjyshore shqiptare. Ata që punuan në këtë drejtim, që ma në fund eshrat e Isa Boletinit të prehen në vendlindejen e tij, çofshiun faqebardhë, sepse i kanë bërë një sherbim të madh kombit, Shqipprisë etnike. Po, Isa Boletini kishte armiqë shumë, por ai fakt flet për përkushtimin e tij për atdheun ARBEROR. Po të ishte gjallë këtu sot Isa do të na thoshte: “Oj Kosovë oj tokë beku, ku gjallnue kanë 12 fise, E Shqipnisë ma e bukra hise. Gjithë për TY zemra më gufon, S` asht shqiptar ai që ty të harron”. Lavdi i qoftë atij dhe bashëluftëtarëve të tij të ndritur. /radiokosovaelire.com /InforCulture.info
Ari konsiderohet si një nga metalet më të çmuara në tokë, jo vetëm për…
Numri i rasteve me Hantavirus të lidhura me anijen turistike MV Hondius ka shkuar…
Origjina e popullit shqiptar ka qenë prej kohësh objekt debatesh, pasi ai shfaqet për herë…
Mbrojtja 7 mujore e qytetit të Shkodrës përfaqëson, për nga fuqia e qëndresës, një nga…
Mishi që shkrihet në gojë, patatet e arta dhe aroma e erëzave mesdhetare e bëjnë…
Kafshët te cilat mund te theren për kurban janë: lopët, devetë, dhente dhe dhite…