E meta më e madhe, nëse mund ta quajmë kështu, është konsumimi i shpejtë i baterisë. Kjo për shkak të parametrave të mëdhenj apo procesorëve të fuqishëm.
Kompania “Android Dev”, e cila ka prodhuar aplikacionin për shumicën e aparateve smartphone, ka dhënë disa këshilla, për të zgjatur sa më shumë jetën e baterisë tuaj.
Gjatë një takimi të zhvilluar në Kaliforni, kompania ka zbuluar, sesi ngjyrat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e baterisë. Sipas tyre, përdorimi i modalitetit të errët, mund të jetë një alternativë e mirë.
Inxhinierët kanë treguar, se kjo gjë mund të aplikohet vetëm në ekranet AMOLED dhe jo në ato LCD. Kjo për arsye, se teknologjia AMOLED, përdor diode që lëshojnë dritë dhe pothuajse nuk harxhon aspak energji kur shfaqet ngjyra e zezë.
Kurse teknologjia LCD, ka një shtresë që ndriçon kristale të lëngshme edhe kur modaliteti i telefonit tuaj është i errët.
Shkaktarja e rënies së baterisë, është ngjyra e bardhë, e cila ndodhet rëndom në aparatet smartphone.
Në eksperiment, asistuan drejtuesit e Google, Chris Banes dhe Alan Viverete.
Ata morën si provë telefonin pixel dhe një i-phone 7. Tek pixeli, u vërejt se bacteria mund të kursehet deri në nivelin 63% ndërsa tek i-phone i cili ka ekran LCD, nuk u vërejt asnjë ndryshim.
Në shumicën e telefonave Android, mund të aktivizohet modaliteti i errët, por problem i vetëm është se nuk i përfshin të gjitha aplikacionet.
Një opsion i mirë do të ishtë përdorimi i aplikacioneve të jashtme që na lejojnë të aktivizojmë modalitetin e errët, si: Sistemi operativ Android 9.0 Pie.
Ai ofron një pamje më të plotë të errët, i cili gjithashtu ju lejon të qetësoni edhe shikimin tuaj.
Apple, nga ana tjetër, në iOS 12 ofron inversion inteligjent të ngjyrave që mund të aktivizohet nga menyja e konfigurimit.
Modaliteti i errët gjithashtu mund të përdoret në mënyrë specifike në disa aplikacione si YouTube ose Twitter.
Çështje të ndryshme në tru mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme në kokën e…
Në Gjermani janë shfaqur së fundmi disa prototipe të quajtura “insekte bio-elektronike”, të…
Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga…
Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën…
Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para…
Lufta nuk lë gjurmë vetëm në ndërtesa dhe kufij. Ajo lë gjurmë të padukshme…