Është gjetur simotra e Galaktikës “Rruga e Qumështit”, thotë një hulumtim i shkencëtarëve të Universitetit Michigan.
Sipas hulumtimit galaktika Andromeda e cila është fqinji më i afërt i “Rrugës së Qumështit”, para 2 miliardë vitesh ka ‘gëlltitur’ një galaktikë gjigande “duke e bërë copë-copë”.
Hulumtimi i publikuar në revistën “Nature Astronomy”, tregon se nga galaktika gigande të cilën Andromeda e ka ndarë në copa ka mbetur një aureolë e përbërë nga yje që pothuajse nuk duket.
Galaktika, viktimë e Andromedës është quajtur M32p, ndërsa ajo është anëtari i tretë më i madh i Grupit Lokal të galaktikave pas “Rrugës së Qumështit” dhe Andromedës.
Rajoni ku gjenden mbi 50 galaktika me formë të shtangës dhe me gjatësi nga skaji në skaj prej rreth 10 milionë vitesh dritë quhet Grupi Lokal.
Supozohet se M32p është të paktën 20 herë më i madh se ndonjë galaktikë e cila me kohë është bashkuar me “Rrugën e Qumështit”. aa /voal.ch /InforCulture.info
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…