<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çka i ndodhë trupit tuaj kur e ndaloni konsumimin e sheqerit?

Ka shumë debate sa i përket çështjes së dietave të shëndetshme.

Veganët besojnë se shmangia e produkteve të kafshëve është dieta më e mirë, ndërkaq entuziastët e dietës ketogjenike duan të hanë vetëm yndyrë ep proteina.

Por, ekziston një produkt që ndjekësit e thuajse çdo diete synojnë ta shmangin: sheqerin.

Heqja dorë nga sheqeri është sfiduese sepse ky produkt gjendet në vendet më të papritura, siç është salca e domates, burgerët vegjetarianë, etj.

Megjithatë, siç tregojnë ekspertët shëndetësorë, nëse arrini të hiqni dorë nga sheqeri artificial, trupi do të përfitojë thuajse menjëherë.

Brenda një jave ju do të keni shtypje më të ulët të gjakut, nivele më të shëndetshme të yndyrës dhe nivele më të shëndetshme të insulinës.

Normalisht, mënyra se si trupi reagon ndaj mungesës së sheqerit varet nga ajo se sa sheqer konsumoni për momentin – dhe nga ajo se a konsumoni karbohidrate.

P.sh. trupi i përpunon karbohidratet komplekse, si pemët dhe tërshërën, në sheqerna të thjeshtë që i përdorë si energji.

Por, çfarë nëse i shmangni të gjitha ushqimet e larta të glikemisë, siç provojnë ta bëjnë entuziastët e dietës ketogjenike?

Për këta, ekspertët thonë se do t’i keni tri ditë të vështira.

Fillimisht, me siguri se do të ëndërroni për ëmbëlsira, nëse veç jeni një person që rregullisht hani gjëra të ëmbla në mëngjes apo darkë.

Kjo ndodh sepse nuk keni sheqer për të ndihmuar ta stimuluar trurin.

Ndonëse mund të ndiheni më të trazuar, faktikisht ka shumë gjëra të mira që janë duke i ndodhur trupit tuaj gjatë asaj kohe.Insulina, hormoni që e rregullon glukozën, zvogëlohet dhe bëhet më stabile.

Në fillim do të ndiheni më të lodhur e të përgjumur, por kjo fazë kalon brenda pak ditëve.

Adrenalina do të rritet dhe do t’ju ndihmojë ta përpunoni glikogjenin, apo sheqerin, që gjendet në trup.

Kjo menjëherë pastaj lirohet në sistemin tuaj të gjakut.Përgjatë kësaj do të kaloni në më pak se 24 orë.

Brenda tre deri pesë ditëve, mëlçia do të fillojë të prodhojë ketone nga yndyra sepse nuk do të ketë më glukozë, kështu që trupi do t’i përdorë ketonet si burim kryesor i energjisë.

Kjo është faza kur trupi futet në gjendjen e njohur si ketozë apo në gjendjen ku e djegë yndyrën për të pasur energji.

Si rezultat i kësaj, ju mund të përjetoni ngërçe në muskuj sepse jeni duke humbur ujë kur jeni në ketozë pasi e keni lënë sheqerin.

Disa njerëz mund të përjetojnë grip ketogjenike, që shoqërohet me dhimbje koke, lodhje, etj. – por që zgjatë rreth një javë!

Posa të kalojë kjo periudhë, ju do të keni më shumë energji, do të jeni më të përqendruar dhe më të qetë.

postbck postbck

Recent Posts

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

13 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

13 hours ago

Mbi trimninë e Gjelosh Markut t’Shalës

Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…

15 hours ago

RRETH BALLIT KOMBËTAR – Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…

16 hours ago

Si të pini ujë në Ramazan? Çfarë thotë mjeku?!

  Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…

19 hours ago

Historia e majmunit që përloti botën, ja përse nëna e vogëlushit Punch e braktisi atë…

  Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…

19 hours ago