<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e Arbërisë”, siç preferojnë ta quajnë arbëreshët e Italisë shumësinë e ngulimeve të tyre në jug të vendit fqinj. Ndërtimi i përket kohës së Rilindjes Italiane, në shekullin e XVI.

Aty banonin njerëz të kulturës, mjekë, magjistratë dhe noterë, por personazhi më i shquar ishte poeti Vincenzo Stratigò dhe nëna e tij patriote Matilde Mantile.

Vincenzo Stratigò, ishte gjykatës dhe një protagonist i shquar i Rilindjes Italiane. Veprat e tij të shkruara në italisht dhe në arbërisht, janë studiuar brenda dhe jashtë Italisë. Në faqatën e jashtme të pallatit ka një pllakatë që e përkujton protagonizmin e tij të datës 16 korrik 1859, në mesnatën e të cilës udhëhoqi turmat me motin “Unë besoj tek Italia”, duke i nxitur në lëvizjen për bashkimin e territoreve italine në një shtet të vetëm. Ky angazhim i tij e detyroi të arratisej nga vendlindja e tij për vite me radhë, ndërsa e ëma Matilde dhe vëllezërit Giuseppe e Demetrio u arrestuan dhe u burgosën.

Kur hyn sot si vizitor për të kundruar pallatin Stratigò, të bien në sy tavanet e pikturuara dhe një bibliotekë e shekullit të gjashtëmbëdhjetë që të shpien në të kaluarën dhe në historinë e Arbërisë. Ndërtesa nuk ka pësuar asnjë ndryshim me kalimin e kohës, ka mbetur siç ishte në fillim. Famlja Stratigo u zhvendos aty në vitin 1533, kur emigroi nga Shqipëria, dhe pas pak përshtatjeve që i ka bërë për jetesën e saj, nuk ka pasur më asnjë ndryshim. Shtëpia është gjithmonë e hapur për studiues dhe vizitorë, por është përshtatur edhe si hotel me vetëm një vakt në mëngjes dhe një restorant të vogël, ku mund të shijohet kuzhinë arbëreshe, rrethuar me libra dhe rroba të periudhës së Rilindjes Italiane.

*Material i përkthyer nga viviamolacalabria

Burimi: “Diaspora Shqiptare”/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

18 minutes ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

20 hours ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

20 hours ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

2 days ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

2 days ago