Të gjithë i këcasim gishta.
Disa thjeshtë nuk jetojnë pa i kërcitur gishtat.
Disa të tjerë nuk e durojnë dot kët gjë.
Në fakt kemi dëgjuar gjithmonë më të vjetrit që të mos i kërcasim sepse kur të plakesh do të të dridhen duart.
Por kërcitja nuk shkakton artrit (dridhje duarsh apo trupi).
Doktori Donald L. Unger na shpjegon se nuk ka të bëjë asgjë me dridhjen, por mes kockave ndodhet një lëng që shërben për të lehtësuar lëvizjen e trupit, kockave.
Gjatë kërcitjes së kockave ky lëng, gaz, shpërhapet dhe i duhen të paktën 20 minuta që të vijë sërish në vendin e tij.
Gjithashtu një tjetër studim i bërë së fundmi, u zbulua nga shkencëtarët se nga vjen zhurma kur kërcasim gishtat.
“Është pak a shumë si krijimi i një vakumi.
Kur shkëputen sipërfaqet papritmas, nuk ka lëng të pranishëm për të zënë vendin bosh.
Kështu që krijohet një zgavër,” thonë shkencëtarët.
Sipas tyre, momenti i krijimit të zgavrës sjell edhe zhurmën.
Në një takim të Shoqatës së Radiologëve Amerikanë u fol sërish për këtë çështje.
Radiologu Robert D. Boutin i Universitetit të Kalifornisë tha se ka bërë një studim të detajuar të zgavrave me anë të ultratingujve.
“Ajo që pamë ishte si një dritë. Ishte si një fishekzjarr që shpërthen. Ishte diçka krejt e pazakontë”.
Sipas shkencëtarëve, blici vjen direkt pas zhurmës.
Kjo mbështet edhe teorinë e zgavrës.
Por a është e rrezikshme?
Një studim tek një 60-vjeçar që kërciste gishtat zbuloi se gishtat e tij janë bërë më të lëvizshëm- por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore.
Sipas shkencëtarëve, kërcitjet nuk i kanë sjellë ndonjë dëm në shëndet.
Prandaj të gjithë ju që nuk rrini dot pa i kërcitur gishtat, tani mos hezitoni më.
Asgjë s’ju ndodh!
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…