Çdo vajzë kujdeset për mënyrën se si duken flokët e saj dhe kjo shpjegohet me faktin se flokët janë një pjesë e rëndësishme e identitetit tonë. Dhe ndërsa ne mund të shpenzojmë shumë para për produkte të ndryshme për të pasur flokë të bukur e të shëndetshëm, duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje disa veprimeve që janë një pjesë e rutinës sonë të përditshme por që mund të dëmtojnë flokët.
Të flesh me flokët e kapur me një llastik, është një nga veprimet e gabuara. Kjo mund të sjellë jo vetëm dëmtimin e tyre, por edhe rënien. Flokët këputen gjatë lëvizjes së kokës, që gjë sjell rrallimin e tyre.
Mirë është që flokët gjatë gjumit të mbahen lëshuar por nëse i keni të bezdisshme, të paktën bëjini gërshet.
Një tjetër këshillë, që sugjeron dritare.net, është të flini me flokë të thatë. Nëse flokët janë të butë, ato dëmtohen më lehtësisht.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…