Tashmë që është verë, të gjithë amvisat e kanë mendjen të pastrojnë shtëpitë e tyre. Ata rendin pas produkteve kimike të pastrimit, pasi nuk e dinë që ka dhe mënyra tjera natyrale që mund të përdorin në pastrim. Dritare.net vjen me një zgjidhje për ju. Ne sugjerojmë limonin. Limoni është një dezinfektues natyral. Këtu keni 4 ide fantastike si limoni mund t’ju ndihmojë.
1. Dezinfektoni dërrasën e kuzhinës që prisni gjëra.
Është mirë që dërrasa të pastrohet shpesh, si mund ta bëni këtë? Hidhni kripë sipër dërrasës, pastaj ndani një limon në gjysmë dhe fërkojeni duke e rrotulluar limonin në dërrasë. Pasi keni mbaruar këtë proces, lëreni 5 minuta dhe pastaj shpërlajeni.
2. Krijoi një solucion natyral pastrimi.
Me një gotë ujë, një filxhan uthull dhe copëza limoni ju mund të krijoni një solucion pastrues shumë efektiv. Këta tre përbërës natyral, hidhini në një shishe që spërkat dhe lërini për një javë aty. Pas kësaj kohe ju mund të pastroni xhamat, pluhurat dhe çdo gjë tjetër që dëshironi.
3. Pastroni mikrovalën.
Pasi ju keni ngrohur spagetit tuaja të preferuara, mikrovala patjetër është bërë me pika salce. Pas tharjes së tyre është shumë i vështirë pastrimi. Dritare.net e ka gjetur zgjidhjen. Merrni një tas qelqi me ujë dhe fusni në të një gjysmë limoni. Vendoseni në mikrovalë për rreth 1-2 minuta dhe rezultati do të jetë mahnitës. Sepse avulli i limonit hidraton ushqimin e thatë dhe lehtëson pastrimin.
4. Dezinfektoni lavamanin tuaj.
Hidhni kripë dhe limon në lavamanin e kuzhinës tuaj. Limoni jo vetëm pastron papastërtitë, por edhe njollat e lavamanit. Pasi të keni mbaruar lëshojeni ujin dhe freskia do të mbizotërojë./E
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…