Andromaqi Gjergji, studiuese e njohur e thotë: “Kjo pëlhurë e importuar nga Venediku ishte prej pambuku osepambuku të përzier me lin, e punuar dendur dhe kishte qëndrueshmëri”
Emri “fistan”, “fustanelle” etj, mendohet se vjen nga një pëlhurë e importuar prej Raguzës, dhemë vonë prej Venedikut që quhej fustan (fustagno). Andromaqi Gjergji, studiuese e njohur e thotë: “Kjo pëlhurë e importuar nga Venediku ishte prej pambuku osepambuku të përzier me lin, e punuar dendur dhe kishte qëndrueshmëri”
Sipas një dokumenti të vitit 1403 përcaktohet qartë se për cilën shtresë shoqërore destinohej kjo pëlhurë në atë kohë. Atje flitet për dy – tre topa fustan (fustagno) që u jepen dhuratë fisnikëve vendas për të varfërit e tyre, për ata shërbëtorë të zotërisë suaj që banojnë në vilat – thotë Andromaqi Gjergji.
Fustanella është një fund i gjerë me kinda që shkon deri në gjunjë e bërë me pëlhurëpambuku, me ngjyrë të bardhë. Ndërsa për komitët apo kaçakët me ngjyrë të murmeose të zezë. Gjatësia e fustanellës është herë mbi gju e herë nën gju deri në pulpë.Fustanellat e shkurtra i mbanin djemtë e rinj dhe burrat e rrinj. Fustanellat e gjata I kanë mbajtur kryesisht burrat e shtresës së pasur të qytetit të Shkodrës. Te shtresat e pasuratë popullsisë së qytetit numri i palave varjonte nga 500-600 pala, dhe ndryshonte sipas gjendjes ekonomike të porositësit.
Në foto “Zotëri qytetar shkodran me fistan e fes tonuz” – Kel Marubi, fillim shek XIX
Përpunoj për Dosja.al Suad Barbullushi.
(I.A/dosja.al)
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…