<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

6 ushqime që e ulin tensionin e gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një gjendje shëndetësore serioze e cila e prek një numër të madh të popullsisë. Kjo gjendje, pos tjerash, mund të luftohet edhe përmes ushqimit të duhur.

Këtu mund t’i gjeni disa nga ushqimet të cilat mund t’i hani dhe që do t’ju ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Bananja: është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit. Kaliumi njihet për rolin e tij në luftimin e efektit të natriumit në trupin tonë. Ngrënia e bananes do të ulë nivelin e koncentrimit të vlerave të natriumit në trup dhe kështu edhe tensionin e gjakut.

Ngrënia e dy bananave në ditë ka rezultuar të ulë tensionin e gjakut në mënyrë domethënëse. Mund t’i konsumoni si të vetme apo në kombinim me ndonjë frut tjetër.

Avokado: ky frut është i domosdoshëm kur është në pyetje ulja e tensionit të gjakut. Njëjtë sikurse bananet edhe avokado përmban sasi të mëdha të kaliumit. Avokado po ashtu përmban sasi të yndyrës së pangopur e cila e rrit nivelin e kolesterolit të mirë në gjak.

Kolesteroli i keq njihet për efektin e tij në bllokimin e enëve të gjakut, gjë që shkakton rritjen e tensionit të gjakut. Avokadot e rrisin nivelin e kolesterolit të mirë i cili ndihmon në uljen e vlerave të tij.

Keni parasysh që avokadot kanë përmbajtje të lartë kalorike dhe ngrënia e tyre duhet të jetë e matur.

Spinaqin mund ta konsumoni në shumë forma dhe në kombinim me shumë ushqime tjera.

Domatja: ky frut jo vetëm që ka përmbajtje të kaliumit por është i pasur edhe me likopen. Likopeni është një antioksidant i njohur i cili parandalon oksidimin e kolesterolit të keq dhe ngjitjen e tij në muret e enëve të gjakut.

Domatet jo vetëm do të ulin tensionin e gjakut por do të parandalojnë shfaqjen e tij për periudhat e mëvonshme. Për rezultate më të mira, të konsumohet e papërpunuar.

Selino: ngrënia e këtij fruti të gjelbër do të ulë tensionin tuaj të gjakut. Përpos përmbajtjes së lartë të kaliumit, ky frut po ashtu shërben edhe si diuretik natyral.

Kjo do të thotë që e nxjerr sasinë e tepruar të ujit nga gjaku, pasi që teprica e ujit ne gjak e rrit presionin arterial. Me largimin e kësaj teprice bien edhe vlerat e tensionit.

Çokollata e zezë: një tjetër produkt i shijshëm për ulje të tensionit. Përmban koncentrim të lartë të kakaos që i jep ngjyrën e zezë. Kakao është i pasur me flavanol, element ky i cili ndihmon në zgjerimin dhe rritjen e elasticitetit të enëve të gjakut.

Kjo pastaj manifestohet me ulje të tensionit të gjakut. Çokollata e zezë po ashtu duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar pasi që përmban shumë kalori.

postbck postbck

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

1 day ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

1 day ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

1 day ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

2 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

2 days ago