Një koleksion i pabesueshëm fotosh tregon sesi duket qyteti më i errët në Tokë, aty ku dielli nuk del për 40 ditë gjatë dimrit. Fotografitë u realizuan nga Amos Chapple, i cili kishte si qëllim të dokumentonte jetën në veri të Rusisë gjatë natës polare.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, nga 2 Dhjetori deri më 11 Janar, dielli nuk ngrihet mbi horizontin e Murmansk. Ky qytet shtrihet në rrethin Arktik rus.
Murmansk u themelua si Romanos-on-Murman në vitin 1916, kur Cari Nicholas II u vu në kërkim të një qyteti ku porti nuk kishte akull, që do të lejonte transportin e furnizimeve nga aleatët e Rusisë.
Pak muaj nga themelimi i qytetit, revolucioni e hodhi Carin nga pushteti dhe qytetit iu vu emri Murmansk.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qyteti u bë sërish i rëndësishëm për Bashkimin Sovjetik dhe Aleatët Perëndimorë. Ishte rruga kryesore për të dërguar materiale dhe ndihma për Ushtrinë e Kuqe. Në vitin 1941, Murmansk u bomb ardua nga na zistët.
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…