Xhenxhefili kundër reumës, kështu duhet ta përdorni

Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi në lëvizje. Ndonëse nuk ka një kurë për këtë sëmundje, pacientët mund të shfrytëzojnë shumë trajtime natyrale të cilat ofrojnë qetësim të përkohshëm.

Falë menaxhimit të simptomave, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje mund të kenë një jetë më aktive dhe të shëndetshme pavarësisht diagnozës. Më poshtë do gjeni kompresën me xhenxhefil si një nga mënyrat më të lehta për të zbutur dhimbjet nga reumatizma.

Xhenxhefili Dhe artriti

Xhenxhefili përdoret gjërësisht për të zbutur dhimbjet e artritit, reumatizmues dhe ato muskulare. Konsumi i rregullt i xhenxhefilit zbut dhimbjen që shkakton vështirësia në lëvizje dhe qetëson muskujt e lënduar nga sëmundja.

Si të përgatisni kompresat prej xhenxhefili

Kompresa e mëposhtme funksionon kundër dhimbjeve të artritit dhe reumatizmës por nuk duhet vendosur në një plagë të hapur. Për kompresën ju nevojiten:

Disa copa të xhenxhefilit

4 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle me kripë

Garza

Letër plastike

Fasho dhe ngjitëse

Përgatitja

Shtypini copat e xhenxhefilit bashkë me hudhrat me shtypësen e hudhrave. Gjatë procesit, hidhni nga pak kripë herë pas here. Udhëzohet të vazhdoni me shtypjen e xhenxhefilit, hudhrës dhe kripës deri sa të shkërmoqen plotësisht. Masën e përfituar hidheni në një garzë të cilën duhet ta palosni në mënyrë të atillë sa të formoni një zarf. Më pas vendoseni në zonën e dhimbjes dhe mbështilleni me letër plastike që të shmangni rrjedhjen. Sipër saj vendosni fashën dhe më pas shtrëngojeni me ngjitës. Kompresën një përdorimëshe mund ta mbani për rreth 6 orë.

Produkte të tjera natyrale kundër dhimbjes

Hudhra mund të përdoret në zonën e dhimbjes dhe zbut inflamacionin në kyçet e enjtura. Hudhra ka të njëjtin efekt edhe nëse konsumohet nga goja. Kompresat me kripë përdoren për të qetësuar enjtjet, irritimin dhe inflamacionin. Këto kompresa gjithashtu përdoren për të parandaluar infeksionet e lëkurës tek pacientët që vuajnë nga kanceri./AgroWeb/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Deformimet e hartave nuk provojnë mashtrimin me formën e tokës

Pretendimi: Tjetërsimi i distancave në këtë hartë dëshmon se rrumbullakësia e Tokës është mashtrim Verdikti:…

9 minutes ago

Si t’i largoni njollat e deodorantit

  Deodorantët janë një zgjidhje shumë e mirë kundër djersës. Por megjithatë, mund të sjellin…

26 minutes ago

Shumë njerëz i lajnë enët gabim: Ja për çfarë shërben secila ngjyrë sfungjeri

  Zgjedhja e sfungjerit të duhur për larjen e enëve, bazuar në nivelin e gërryerjes,…

1 hour ago

“Po të mos ishte feja islame, shqipëtarët do të ishin më të shumtë në numër, por nuk do të ishin më shqipëtarë”

  "Po te mos ishte feja islame, shqipëtarët do të ishin më të shumtë në…

2 hours ago

Çfarë është perimenopauza dhe si t’i lehtësoni simptomat

  Menopauza, një proces natyral që prek gjysmën e popullsisë, më në fund po merr…

3 hours ago

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

Ekspertët kanë paralajmëruar më herët për rrezikun e ripërdorimit të shisheve të ujit, por së…

4 hours ago