<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nuk i dini? Ja cilat janë produktet që nuk skadojnë pothuajse kurrë

Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë.

Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse ruhen në ambiente të përshtatshme si; larg lagështisë apo dritës së diellit.

Ne po ju rendisim disa prej tyre…

Kripa

Për mijëra vjet kripa përdoret për ruajtjen e ushqimit.

Mekanizmi është i thjeshtë: kripa thith ujin, duke e bërë ushqimin jo tërheqës ndaj baktereve që mund ta prishin atë.

Në fakt, bakteret e ujit nuk mund të shumëzohen.

Është e qartë se kripa nuk ka afat.

Çokollata e zezë

Ajo mund të konservohet në kushte të mira për më shumë se dy vjet, më shumë se çokollata me qumësht.

Është substanca e bardhë; e ngjashme me mykun ajo që mbulon sipërfaqen e një cope çokollate dhe që për një farë kohe nuk i bën dëm organizmit tonë.

Pllakat e çokollatës e ruajnë cilësinë e tyre në një temperaturë të caktuar dhe përpunimi i saj lejon formimin e kristaleve të gjalpit të kakaos, e strukturuar në mënyrë që të favorizohet fortësia dhe mpirja e saj, e të shkrihet vetëm në gojë.

Kur kalon më shumë se 20°C, disa kristale mund të modifikohen, duke formuar një sipërfaqe të bardhë mbi pllakat e çokollatës.

Kjo nuk do të thotë se ajo është e pangrënshme, por shija dhe qëndrueshmëria nuk janë më të njëjta, nëse nuk rikthehet në temperaturën e duhur.

Kështu që gjithmonë mbajeni çokollatën nën 20 ° C.

Sheqeri

Ashtu si kripa që përthith lagështinë e disa produkteve, të njëjtin efekt e ka edhe sheqeri.

Për pasojë ai përdoret për konservimin e ushqimit, siç është marmelata.

Në disa raste përdoret së bashku me kripën, siç është specialiteti nordik, i quajtur Gravlax.

Erëzat dhe perimet e thara

Sekreti i qëndrueshmërisë së tyre është tek mungesa e lagështirës që i bën ato të pathyeshme nga bakteret dhe myku.

Përveç kësaj, mungesa e ujit ndalon enzimat që të hapin farën.

Nëse janë të vulosura mirë, erëzat dhe perimet e thara mund të jenë një burim i mirë proteinash edhe pas disa viteve konservimi.

Mjalti

Është pa dyshim një nga ushqimet më të mahnitshme në natyrë dhe në mesin e shumë përfitimeve të tij, mjalti ka edhe rezistencë ndaj kohës.

Shkencëtarët gjetën mjaltë në varrin e një faraoni 3300-vjeçar dhe ai ishte ende i konsumueshëm.

Mjalti që hani zakonisht ka një datë skadimi (e detyrueshme me ligj).

Rezistenca e tij shumë efektive ndaj kohës është për shkak të përmbajtjes së ulët të ujit dhe përmbajtjes së lartë të sheqerit që e bën atë pothuajse imun ndaj sulmit bakterial.

Uthulla

Mund të konsiderohet si një verë e keqe ose musht dhe ndoshta kjo është arsyeja që nuk ka një afat skadimi.

Konservimi i saj për një kohë të gjatë vjen për shkak të baktereve Acetobacter që oksidojnë alkoolin e pijeve alkoolike dhe parandalojnë bakteret e tjera nga kolonizimi.

Me kalimin e viteve asnjë lloj uthulle nuk bëhet e rrezikshme për shëndetin: disa ndryshojnë ngjyrën ose shijen, por uthulla e bardhë mbetet krejtësisht e pandryshuar.

Orizi

Nëse ruhet në një temperaturë të ulët (rreth 3 ℃) dhe në mungesë të oksigjenit, ai mund të zgjasë deri në 30 vjet.

Krundja që përftohet nga orizi, konsiderohet si mjaft e shëndetshme, por mund të prishet.

Kur orizi integral mban era bojë, është mirë që ta hidhni atë.

Salca e sojës

Ajo mund të zgjasë për më shumë se 3 vjet.

Është e fermentuar si uthulla dhe gjithashtu përmban kripë.

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

6 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

6 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

7 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

7 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

7 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

13 hours ago