<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historia e mjekut shqiptar që shëroi mbi 700.000 pacientë, dhe u mjaftua vetëm me një “faleminderit”

Të gjithë shqiptarët i kanë njohur ose kanë dëgjuar për dy mjekët e famshëm popullorë, Cenin e Shijakut dhe Cenin e Tiranës. “Ceni i Tiranës”, mjeku Pëllumb Bulku ai që trashëgoi zanatin e babait të tij (Cenit të Shijakut) ishte i ftuar disa kohë më parë në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, nga ku tregoi më tepër për humanizmin e të atit.

“Babai im e filloi punën që në moshën 14-vjeçare me bagëti. Arriti ta perfeksionojë mirë profesionin në 2-3 vitet e para dhe menjëherë u hodh në shërbim të njerëzve. Këtë dhunti që e mori prej Zotit ai e përdori me sukses tek njerëzit, por me plagë nuk punoi asnjëherë.

Shumë shpejt ai u bë i njohur në gjithë Shqipërinë. Ai mori emër sepse iu përkushtua me humanizëm kësaj pune. Ai punonte vetëm me fasho dhe karton, pa krijuar komplikacione. Klinikën e parë babai im e ndërtoi në shtëpi, ne kishim një dhomë në shtëpi që prisnim pacientët. Numri i pacientëve ka arritur deri në 120 në ditë. Zanatin e tij nisa ta mësoj herët.

Në moshën 14 vjeç e kam nisur edhe unë, po ashtu edhe vajza ime e ka nisur 14 vjeç. Unë isha ndihmës i babait dhe kisha punuar shumë me të. Më vinin shumë nxënës, në fillim për gjëra të vogla, por më vonë u perfeksionova edhe unë. Babai e kishte ëndërr që unë të vazhdoja shkollën për mjekësi dhe ashtu ndodhi, pasi mbarova të mesmen më çuan për mjekësi.

Ai ishte njeri i betuar se nuk do të merrte shpërblime me lekë apo materiale, mjaftohej vetëm me fjalën faleminderit. Në duart e tij kanë kaluar mbi 700.000 pacientë. Në 60 vjet të punës së tij shtëpija jonë ka qenë gjithnjë e hapur. Tek babai im ka patur edhe pacientë të huaj. Pas vitit 90 iu dha “Titulli qytetar nderi” dhe më pas “Nderi i qytetit të Durrësit””, rrëfeu Pëllumb Bulku./shkoder.info/inforculture.info

postbck postbck

Recent Posts

Pini lëng të karotës çdo ditë për këtë problem shëndetësor

    Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…

3 hours ago

​Cilat janë simptomat e cirrozës së mëlçisë?

    Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…

3 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

3 hours ago

Tesla prezanton makinën fluturuese/ Sa larg do të shkojë teknologjia dhe a jemi gati ta përballojmë?

Makina e re e Elon Musk demonstron manovra që deri dje dukeshin të pamundura. Por,…

4 hours ago

Pse ftohemi më shpesh në vjeshtë dhe si mund të mbrohemi nga virozat?

    Me uljen e temperaturave, infeksionet respiratore bëhen më të shpeshta, por shkaktarët e…

5 hours ago

Çfarë i shkakton gurët në veshka dhe si mund të parandalohen?

      Një dhimbje e fortë në shpinë apo në anë të barkut mund…

5 hours ago