<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Bëni kujdes, këto shenja tregojnë se shtëpia juaj ka probleme elektrike

Kërkimet kanë treguar se shumica e shtëpive nuk ndjekin masat e rekomanduara të sigurisë për të parandaluar goditjet elektrike dhe rrezikun nga zjarri.

Gjërat që mund te sjellin rreziqe të tilla zakonisht lidhen me instalime të dobëta elektronike dhe mungesë monitorimi.

Për fat të mirë, ka disa shenja të dukshme që mund të na ndihmojnë të kuptojmë problemin para se gjërat të dalin nga kontrolli.

1. Prizat elektrike të ngrohta në prekje dhe të pa fiksuara në mur

Është e zakonshme që disa pajisje të nxehen ndërsa përdoren, por nuk është një shenjë e mirë nëse nxehet edhe vetë priza. Kur një prizë nuk është mirë e fiksuar në mur, i duhet të përçoj më shumë energji që të bëjë pajisjen të funksionojë. Energjia më e madhe se ç ‘duhet zakonisht, e bënë vetë prizën të nxehtë. Nëse vëni re diçka të tillë, hiqni pajisjen menjëherë dhe mos e vendosni përsëri derisa të rregulloni prizën siç duhet.

Po ashtu, përveç që nuk duket mirë, një prizë e dalë nga vendi mund të jetë shumë e rrezikshme. Nëse prizat nuk janë mjaft të shtrënguara në mur, atyre mund tu nxihen telat dhe mund të shfaqin shkëndija, qarqe të shkurtra dhe madje mund të paraqesin rrezik zjarri.

2. Llampa që iu lëkundet drita pa ndonjë arsye të dukshme.

Jo, ju nuk po jetoni në një shtëpi me fantazma. Llampat që “dridhen” mund të jenë shenjë e një lidhje elektrike të lirshme. Për të gjetur problemin, kontrolloni për të parë se sa llampa kanë të njëjtin problem. Nëse gjeni vetëm një, problemi duhet të jetë në instalimet elektrike. Por nëse shfaqen më shumë me problemin e njëjtë, duhet të kontrolloni kutinë e ndërprerësit.

3. Ka minj përreth shtëpisë.

Pavarësisht se janë shumë të vegjël, minjtë mund të jenë frikësues për shumë njerëz. Dhe nëse mendojmë për instalimet elektrike, keni arsye të trembeni, sepse këta brejtës të vegjël mund të prishin qarqet elektrike duke lënë pas rreziqe nga ndonjë goditje apo zjarr.

4. Instalimet elektrike të bëra prej alumini.

Alumini është përdorur në të kaluarën, në shumë instalime elektrike por një sondazh kombëtar i kryer në Shtetet e Bashkuara tregoi se ky lloj instalimi përbën rrezik zjarri për shumë shtëpi. Oksidimi i aluminit mund të mbinxehet kur teli është i lidhur me priza apo pajisje të dritës. Për shkak të kësaj, mund të krijohet rrymë e tepërt që mund të çojë në zjarr. Janë më të sigurta instalimet me bakër

5. Një erë djegieje rreth shtëpisë

Pavarësisht nëse jeni të shqetësuar për qarqet tuaja elektrike ose biskotat tuaja në furrë, një erë e djegur është zakonisht një shenjë e keqe. Instalimet nuk duhet të nxehen deri në pikën që mund të shkrijnë mbulesën e tyre plastike, por nëse kjo ndodh, duhet të identifikoni burimin menjëherë për të parandaluar një rrezik zjarri./tvklan.al/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

14 hours ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

15 hours ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

15 hours ago

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

2 days ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

2 days ago