<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Filantropia amerikane e quajtur: ”Princesha Vlora”


Në një foto të bukur të një princeshe shqiptare pak të njohur, që ‘Get image’ e ruan në arkivin e saj të vitit 1927, tregohet një filantrope amerikane veshur me një pallto të kohës e me një kapuç në kokë, ndërkaq që i ka dy duart të lidhura me mjera-tjetrën. Kjo është Helen Margaret Kelly (1884-1952) filantrope amerikane, e cila njihej edhe si: Konteshë de Graffenried de Villars, atëherë princesha Vlora e Shqipërisë.

Pak të dhëna nga biografia e konteshës amerikane e quajtur: Princesha Vlora. Ajo ka lindur në vitin 1884, ishte mbesa e Eugene Kelly, një bankier i pasur. Martesat e saj fillojnë në vitin 1901. Ishte veçse 17 vjeçe kur u martua për herë të parë. Më 1 dhjetor të vitit 1901, ajo u martua me Frank Jay Gould,me të cilin pati dy vajza binjake, Helen Gould dhe Dorothy Gould (1904-69), por u divorcuan në vitin 1908. Wichita Daily Times, Wichita Falls, Texas, shkruante: “Frank Jay Gould dhe gruaja e tij që ishte Helen Margaret Kelly janë ndarë dhe sepse zonja Gould ka nisur veprimet në kërkim të një ndarjeje ligjore.

Xhelozia nga ana e z. Gould, siç thuhet u bë shkak, meqenëse zonja Gould, është një grua e bukur. Në vitin 1910, ajo u martua me Ralph Hill Thomas (1870-1914) president i kompanisë amerikane të rafinimit të sheqerit. Martesa e tretë, 20 qershor 1917, këtë radhë me Princin Houreddin (Nuredin ) Vlora nga Shqipëria (që i përkiste dinastisë shqiptare të Vlorës).Pas pesë vitesh në vitin 1922 ata u divorcuan. Serinë e martesave zonja e bukur e vazhdon katër vjet më vonë. Ajo u martua me burrin e saj të katërt, Oscar M. Burke, president i kompanisë së sapunit Manhattan, më 4 janar 1926. Ajo vdiq më 2 gusht 1952 në Francë.

Kush ishte burri shqiptar i princeshës amerikane?!

Nuredin bej Vlora (Lindur në Stamboll, 1889 – vdekur në Heidelberg, më 23 tetor 1964) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i bashkisë Vlorë dhe themelues e drejtues i B. Kombëtar. Lindi në Stamboll, pinjoll i oxhakut të familjes Vlora, i biri i Mehmet Ferit Pashës dhe Refet Hanëm Libohovës. Gjatë viteve të lëvizjes dhe kryengritjes së Shqipërisë së Mesme, në krye të vullnetarëve vlonjatë – lëvizje ndër të cilat njohu edhe Ali bej Këlcyrën, me të cilin do të ishte mik tërë jetën – rrezikoi bindshëm qëndrimin e të ashtuquajturës qeveri të Epirit në Gjirokastër.

Në vitet e Luftës së Parë Botërore u vendos në Evropë dhe më 1917 u martua me amerikanen Helen Margret Kelly (1884-1952). Më pas shkoi në ShBA dhe në maj të vitit 1918 u zgjodh anëtar i Kryesisë dhe kryetar nderi i Partisë Politike të shqiptarëve të Amerikës, kryetar i së cilës ishte patrioti Kristo Dako. E përfaqësoi këtë parti në Konferencën e Paqes. Përshëndeti Triumfin e Legalitetit, kur Zogu u kthye në dhjetor pas dështimit të Lëvizjes se Qershorit. Më 1925 Nuredin bej Vlora u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Vlorës, ku u dallua për kontributin e tij në zhvillimin e qytetit, falë shumë veprave novatore.

Me interesimin e tij, u hap Shkolla Tregtare Italiane në Vlorë. Pas përfundimit të mandatit u vendos në Paris dhe u kthye në Shqipëri në vitin 1935, vit në të cilin u arrestua si i dyshuar në organizimin e Kryengritjes së Fierit dhe u dënua me vdekje. Për të u interesua baroni Aloisi. Ai bën pjesë në Komitetin Qendror të organizatës “Bashkimi Kombëtar”, pararendësja e Ballit Kombëtar. Është bashkë firmosës me Ali Këlcyrën (i protokollit e armëpushimit) me gjeneralin Dalmazzo. Kryesoi 1,700 vetët e Ballit që shkuan në shpëtim të Këlcyrës kur këtë e kishin zënë dhe mbajtur peng. U largua me tërheqjen e trupave gjermane.

Me dekret nr. 2205, datë 5.1.1956, të Kuvendit Popullor, në numrin rendor 139, është shënuar emri i Nuredin bej Vlorës i shpallur armik populli dhe që i ndalohej hyrja në Shqipëri. Ndërroi jetë në Heidelberg, Gjermani. Martesa me princeshën e huaj (20 qershor 1917 – 1922) zgjati 4 vjet, 6 muaj./Konica/inforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

20 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

20 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

20 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

1 day ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

1 day ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

1 day ago