<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kisha e përvetësuar Shën Pjetrit dhe Palit në Ujëmirë

Shkruan: Haxhi MEHMETAJ

Gjykuar sipas gurëve të ripërdorur të themeleve , fasadës së jashtme veriore ku hetohet muri i vjetër, kisha është ndërtuar dhe adaptuar mbi themelet dhe muret e një kishe paleokristiane të shekujve IV – VI pas Krishtit.

Në publikimet e mëparshme kisha është datuar në periudhën e shekujve XIII- XIV deri në gjysmën e dytë të shekullit XVI, ndërsa nuk janë venë në pah gjurmët e themeleve dhe të mureve të antikitetit të vonë. Kisha është përvetësuar në fillim të shekullit XX nga popullata serbe dhe ka qenë në përdorim deri para 30 vitesh. Është granatur dhe dëmtuar në Luftën e vitit 1999 nga forcat serbe.


Në fshatin Ujëmirë të komunës së Klinës, mbi një kodër në veriperëndim të fshatit, më emrin Kodra e Kishës ndodhet kisha mesjetare e Shën Pjetrit dhe Palit. Kisha është ngritur në sheshin më të lartë të rrethit të tretë të mureve rrethuese të kështjellës së antikitetit të vonë të shekujve IV – VI pas Krishtit. Gjykuar sipas gurëve të ripërdorur të themeleve , fasadës së jashtme veriore ku hetohet muri i vjetër, kisha është ndërtuar dhe adaptuar mbi themelet dhe muret e një kishe paleokristiane të shekujve IV – VI pas Krishtit. Ky mendim përforcohet aq më tepër po të kihet parasysh edhe zbulimi brenda kishës i tri pjesëve të arkitekturës, të përfaqësuara nga një bazamenti i shtyllës, një kapiteli dhe të një fragmenti dekorativ, të punuara nga mermeri.


Kisha është me dimensione 19.70 x 6.20m, më një absidë të rregullt gjysmërrethi në anën lindore. Ajo ka qenë e ndërtuar nga gurët ranor vendor dhe nga gurët e punuar gëlqerorë të periudhës së antikitetit, në përdorim dytësor. Lartësia e mureve të saj arrijnë nga 3.40m deri në 5.50m. Trashësia e mureve të jashtme anësore arrijnë nga 1.10 deri në 1.20m, ndërsa trashësia e mureve të jashtme nga 0.80 – 1m. Kisha e restauruar dhe me gjasë e ndryshuar në vitet 60 –ta të shek. XX nga ish Enti për Mbrojtjen e Përmendoreve të Kulturës të Kosovës, përbëhet prej tri pjesëve, të cilat lidhën më dyer njëra më tjetrën. Muret e kishës kanë qenë të zbukuruar më afreske nga cikli i motiveve biblike në stilin e kishave të bregdetit shqiptar.


Në publikimet e mëparshme kisha është datuar në periudhën e shekujve XIII- XIV deri në gjysmën e dytë të shekullit XVI, ndërsa nuk janë venë në pah gjurmët e themeleve dhe të mureve të antikitetit të vonë. Kisha është përvetësuar në fillim të shekullit XX nga popullata serbe dhe ka qenë në përdorim deri para 30 vitesh. Është granatur dhe dëmtuar në Luftën e vitit 1999 nga forcat serbe.


Kisha e Ujëmirit (foto dhe dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

1 day ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

2 days ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

2 days ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

2 days ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

2 days ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

2 days ago