Fjalimi i Hasan Prishtinës në ceremoninë e varrimit të rilindasit të madh, Luigj Gurakuqit

Hasan Prishtina u ndodh në Itali kur u eliminua Luigj Gurakuqi, madje ai ka mbajtur fjalën mortore në ceremoninë e varrimit të atdhetarit Gurakuqi, në Bari të Italisë, në mars 1925, ku ndër të tjera theksoi:

Një atdhetar, idealisti i shquar shqiptar Luigj Gurakuqi ra dëshmor prej dorës së një tradhtari, që është i shtyrë prej shumë tradhtarëve për të kryer një gjë kaq të shëmtuar e të dhimbshëm.

Kjo tragjedi helmoi gjithë zemrat e shqiptarëve nacionalistë të vërtetë dhe gëzoi vetëm ca tradhtarë, ca asasinë profesionistë, të cilët e quajnë veten shqiptarë vetëm sa për t’u bërë vegla të vërteta të të huajve për dëmin e shtetit dhe të popullit tonë të shkretë.

Humbja e Gurakuqit është një humbje shumë e madhe, një humbje e paharrueshme për ne, por edhe për ata shqiptarë që patën fatin e zi të mbeten jashtë kufirit të Shqipërisë së sotme dhe që sado që vuajnë nën grushtin e të huajve, interesohen për fatin e saj njëlloj si ata që janë nën hijen e flamurit kombëtarë. O Gurakuq, sot me qindra mijë shqiptarë të vajtojnë dhe hedhin futën e zisë për ty! Qetësohu, se me të shpejtë trupin tënd me një nderim të posaçëm do ta çojmë në atë vend ku je lindur, ku je rritur dhe për të cilin ti re viktimë!

O Gurakuq, me trup me të vërtetë ndrrove jetë, por me emër jo kurrë, se emri yt është shkruar në zemrat e shqiptarëve të vërtetë, dhe historia e Shqipërisë emrin tënd do ta shkruajë me shkronja të arta! Qoftë mallkuar ajo dorë e ndyrë që të eliminoi! Ndofta edhe prej nesh do të eliminohen, por të siguroj se idealin tënd asnjë forcë nuk do të mundet të na e shuajë ose të na e pakësojë. Në këtë mënyrë tradhtarët duhet ta dinë se do të na shtojnë e forcojnë parimet e tua të shenjta.

Do të vijë një ditë që monumentin tënd do ta ngrehim në Shqipëri, atë ditë na e tregon gjaku yt i derdhur nër rrugët e huaja. Sot përkulemi me një respekt të madh përpara trupit të shenjtë, e dikur do të përulemi përpara atij monumenti! Eh, lamtumirë, o mik i madh, o ndera e kombit tonë! Të jesh i qetë se shpagën tënde do ta marrim dhe lulëzimin e Shqipërisë…tamam në caqet e idealit tënd do ta realizojmë.

postbck postbck

Recent Posts

Rëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!

Nga: Daut Dauti Në gusht të vitit 1823, Lord Byroni qëndronte në anijen “Hercules”, jo…

18 minutes ago

Fenomen i pazakontë në brigjet e Floridas, pse uji i detit kthehet në ngjyrë të kuqe?!

  Një studim i ri ka hedhur dritë mbi shkakun e baticave të kuqe që…

3 hours ago

Pse janë unike shenjat e gishtave?

  Shenjat e gishtave janë karakteristika unike të çdo individi, të formuara gjatë zhvillimit fetal.…

3 hours ago

8 nga ushqimet më të mira kundër kancerit. Është koha për të filluar t’i shtoni ato në dietën tuaj

  Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, një i rritur mesatar në Shtetet e Bashkuara ka…

4 hours ago

Si të dalloni shenjat e para nese femija është autik

  Një diagnozë mund të ndryshojë jetën dhe marrja e saj më shpejt se sa…

4 hours ago

Kardiologu tregon pse duhet të mbani gjithmonë aspirin afër shtratit

  E pyeta mjekun tim përse njerëzit shkojnë shpesh në banjë gjatë natës. Mjeku më…

5 hours ago