Shëruesi më i madh i botës

HISTORIA E NJË DJALI TEJET KURIOZ

Përpjekja mijëravjeçare e njerëzimit për të kuptuar trupin e njeriut mbulohet me monumentet historike mjekësore, por vetëm pak figura marrin aq merita sa dijetari i talentuar persian Ibn Sina (c.980 -1037 pas lindjes së Krishtit), i cili njihet në perëndim si Avicenna- një nga mendimtarët më me influencë në shtjellimin e historisë së civilizimit. Ai është autori i 450 punimeve më të njohura ndërmjet fizikës, filozofisë, astronomisë, matematikës, logjikës, poezisë, mjekësisë, duke përfshirë bazën e enciklopedisë “Parimi i mjekësisë” (The Canon of Medicine), i cili ka ndryshuar rrënjësisht mendimin tonë mbi trupin e njeriut dhe funksioneve të tij në brendësi.

Kjo kryevepër e shkencës dhe e filozofisë – ose e metafizikës, siç quhej atëherë – vazhdon të mbetet pjesë kryesore e arsimit mesjetar mjekësor deri në gjashtëqind vite pas vdekjes së Iban Sina.

Si një adhurues i librave për fëmijë të cilat paraqesin histori jetësore të ndiçuesve më me influencë- duke përfshirë Jane Goodall, Henri Matisse, Pablo Neruda, Henri Rousseau, Julia Child, Albert Einstein, dhe Maria Merian- kisha kënaqësinë të ndeshesha me “The Amazing Discoveries of Ibn Sina” nga shkrimtarja libaneze Fatima Sharafeddine dhe ilustruesi irakian Intelaq Mohamed Ali, një përmbledhje e përsosur e këtyre librave shkencorë për fëmijë.

Në ilustimet shokuese të ngjshme me dorëshkrimet islamike, kjo biografi lirike e vetës së parë ndjek jetën e Ibn Sina nga fëmijësia e tij si një lexues i pangopur deri tek zbulimet e tij shkencore në projektin jetëgjatë të përparimit të artit të shërimit.

Është një bashkëpunim universal mes kuriozitetit dhe kërkimit të imtësishëm të dijes, gjë që e bën këtë histori dyfish të kënaqshme për t’i shtuar larmishmërinë e duhur ndjenjave të peizazheve homogjene të historisë shkencore dhe librave bashkëkohorë për fëmijë – këtu dy femra nga lindja e mesme tregojnë historinë e një nismëtari shkencëtar nga periudha e artë Islamike (Islamic Golden Age).

“Zbulimet mahnitese te Ibn Sina (The Amazing Discoveries of Ibn Sina) vjen nga e pushtetshmja Kanadeze Groundwood Books, e cila na ka dhënësi pasuri një ilustrim të pajetw itë lartësimit të artit të njoftësisë, një letër të butë dashurie ofruar dimrit, dhe një lartësim ngazëllyes i larmishmërisë gjinore.

Avicena
Ibn Sina, i njohur në perëndim me emrin Avicena ishte fizikanti, filozofi, enciklopedisti, matematicienti dhe astronomi më me famë në kohën e tij. Kontributi kryesor i tij në shkencën e mjeksis ishte libri i tij i njohur “El-Kanun fi el-Tibb”, i njohur në perëndim “Kanuni”. asnjë shqyrtim në shkencën e mjeksisë nuk mund të kompletohet pa iu referuar Ibn Sinas. Ebu Ali el-Husein ibn Abdullah ibn Sina u lind më 981 ne Afshan afer Buharës (Azia Qëndrore). Në moshën 10 vjeçare ai u bë me përvojë në studimin e Kur’anit dhe shkencave themelore.

Studioi logjikën nga Ebu Abdullah Natili, filozof me famë i asaj kohe, dhe studimi i filozofisë përfshinte libra të ndryshëm të dijetarëve Grek si dhe musliman. Në rininë e tij ai tregoi zgjuarsi të mrekullueshme në mjekësi dhe ishte i njohur në rethinën. Në moshën 17-vjeçare ai me sukses kuroi Nuh ibn Mensurin, mbretin e Buharës, nga një sëmundje nga e cila të gjithë fizikantët e njohur kishin hequr dorë. Me shërimin e tij, mbreti Mansur kishte dëshirë ta shpërblente atë, por fizikanti i ri të vetmen dëshirë e kishte që t’i lejohej përdorimi i biblotekës së pasur të mbretit.

Ibn Sina, mbas vdekjes së babait të tij udhëtoi për në Xhurxhan ky aty ai takoi bashkohasin e njohur të tij Ebu Reihan el- Beiruni. Më vonë ai shkoi në Raj dhe më pas në Hamad, ku ai shkruajti librin e tij të famshëm “El-Kanun fi el-Tibb”. Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems el-Deulah, për dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi në Isfahan (Irani i sotëm), ku aty përfundoi shkrimet e tij të shumta të shquara. Megjithatë , ai vazhdoi udhëtimin ku lodhja mentale dhe trazirat politike dëmtuan shëndetin e tij. Përfundimisht, ai u kthye në Hamadan ku edhe vdiq në vitin 1037.

“El-Kanun fi el-Tibb” (Kanuni i Mjekësisë) është një enciklopedi viganeme mbi një milion fjalë. Libri shqyrton njohuritë mjeksore të vlefshme nga burimet e lashta si dhe muslimane. Për shkak të trajtimit sistematik, formës së përkryer si dhe vlerës thelbësore, Kanuni ua kalon të gjthë librave të kohës dhe qëndron suprem për gjashtë shekuj. Ibn Sina jo vetëm që përmblodhi diturinë ekzistuese, por ai gjithashtu dha kontribut të madh origjinal. Libri “El-Kanun fi el-Tibb” flet për mjeksitë gjenerale, drogat e ndryshme (706 lloje), sëmundjet që ndikojnë në të gjitha pjesët e trupit nga koka deri tek këmbët, në veçanti patologjinë dhe farmacopinë. Njihej si libri më autentik mjekësorë.

Ndër kontributet e tija origjinalë janë arritjet sikur njohja e natyrës infektuese të tuberkulosit, përhapja e sëmundjeve përmes ujrave të zeza, dhe ndërlidhja në mes psikologjisë dhe shëndetit. Ishte i pari që shpjegoi sëmundjen meningjit dhe i dha kontribut të veçantë anatomisë, gjineokologjisë dhe shëndetit të fëmijëve. Gjithashtu ai ishte i pari që sugjeroi mjekimin e fistelës së gjendrave të lotëve dhe prezentoi sondën (vegël për mjekim) për kanalin.

Kanuni i Ibn Sinas përmban shumë zbulime anatomike të cilat edhe sot pranohen. Ibn Sina ishte shkencëtari i parë i cili shpjegoi minutën dhe dhe i pari paraqiti grafikun e syrit me pjesët e tij përbërëse si për shembull, të bardhit e syrit, kornea, koroidi, iridën, retinën, nervin optik dhe të tjera.

Ibn Sina kundërshtoi hamendjet dhe supozimet në anatomi dhe u sugjeroi fizikantëve dhe kirurgëve që diturinë e tyre ta bazojnë në studimet e trupit të njeriut. Ai vërejti që Aorta përmban tre valvola të cilat hapën kur gjaku vërshon në të nga zemra gjatë tkurrjes dhe mbyllën gjatë shlirimit të zemrës që gjaku mos të mund të kthehet mbrapsht në zemër. Ai pohonte se lëvizjet muskulare janë të mundura për shkak të nervave të lidhura me to, si dhe përceptimi i dhimjeve në muskuj gjithashtu është për shkak të nervave. Për më tepër, ai vëzhgoi që shpretka e mëlçisë dhe veshka nuk përmbajnë asnjë nerv por nervat janë të ngulitaura në mbështjellësit e këtyre organeve.

Kanuni është përkthyer në latinisht nga Gerardi i Kremnës në shekullin 12. Libri u bë tekst për mësimin mjekësorë në shkollat Evropiane. Nevoja për të vërtetohet me faktin se në tridhjetë vitet e fundit të shekullit pesëmbëdhjetë është botuar gjashtëmbëdhjetë herë, 15 në gjuhën latine dhe 1 botim në gjuhën hebraike si dhe është ribotuar mbi njëzet herë në shekullin gjashtëmbëdhjetë.

Në vitin 1930, Kameron Gruner pjesërisht e përktheu këtë libër në gjuhën angleze me titullin ” Një trajtim mbi Kanunin e Mjekësisë të Avicenës”. Nga shekulli dhymbëdhjetë deri në atë shtatëmbëdhjetë libri ka shërbyer si udhërrëfyes kryesorë në shkencat mjekësore në përëndim. Dr. Viliam Olser, autori i librit “Evolucioni i Shkencës Moderne” shkruan: ” Kanuni ngeli si bibël mjekësie për kohë të gjatë më shumë sesa çdo punim tjetër.”

Kitab el-Shifa, Libri i Shërimit i Ibn Sinas është një enciklopedi filozofike e cila përfshin një horizont të gjerë njohurishë nga filozofia dhe shkenca. Filozofia e tij përfshin atë të Aristotelit, infuencën Neoplatonase si dhe mëndimet e dijetarëve musliman. Në përkthimin latin libri njihet me emrin “Sanatio”. Pranë librit Kitab el-Shifa gjithashtu janë të njohura edhe punimet e tija si “el-Naxhat dhe Isharat. gjithë fushën e filozofisë ai e ndanë në dy kategori: njohurite teoretike dhe njohuritë praktike. E para përfshinë fizikën, matematikën, dhe metafizikën dhe e fundit etikën, ekonominë dhe politikën.

Ibn Sina gjithashtu dha kontribut në matematikë, fizikë, muzikë dhe lëmi të tjera. Ai bëri disa vëzhgime astronomike, dhe shpiku një instrument për të rritur precizitetin në lexim. Në fizikë ai kontribuoi në studimin e formave të ndryshme të energjisë, nxehtësisë, dritës dhe mekanikës si dhe disa koncepte si forca, vakumi dhe infiniti. Ai parashtroi një ndërlidhje në mes kohës dhe lëvizjes dhe gjithashtu bëri studime në gravitacion specifik si dhe përdori termometër ajror.

Në lëndën e kimisë, ai nuk besonte në mundësinë e shëndrrimeve kemikale në metal. Këto mendime ishin në kundërshtim të plotë me ato të kohës së tij. Vepra e tij për mineralet ishte një nga burimet kryesore për enciklopedistët krishterë në fushën e gjeologjisë të shekullit të trembëdhjetë.

Në lëminë e muzikës, kontributi i tij ishte një përmirësim i punës së Farabiut dhe me dituirinë e tij i tejkalonte dijetarët e asaj kohe të kësaj fushe.

Jetëshkrimi dhe filozofia

Avicenna (Abu Ali al-Ḥusayn ibn Abd Allah ibn Sina,i njohur Abu Ali Sina), i cili kishte lindur në Persi, më 980, ishte një nxënës fenomenal. Ai kishte studiuar gjeometri, logjikë, jurisprudencë, fizikë, teologji dhe mjekësi, u bë mjek praktik që në moshën 16-vjeçare. Ai ishte autor i shumë veprave. Edhe pse mendimi i tij u përqendrua rreth Aristotelit, ai shfaqi disa ndikime neoplatonike, po aq sa edhe disa formulime origjinale të problemeve.

Avicnna vdiq më 1037. Një rëndësi të veçantë ka formulimi nga Avicenna i doktrinës së krijimit. Këtu ai kombinon pikëpamjet e Aristotelit me ato neoplotonike dhe arriti të krijojë një teori, e cila shkaktoi debate të zjarrta gjatë shekullit të trembëdhjetë. Avicenna fillon me pohimin, se çdo gjë, që të fillojë të jetë, duhet të ketë një shkak (si për çdo gjë që ne kemi përvojë). Sendet, që kërkojnë një shkak, quhen qenie të mundshme.

Një shkak, i cili gjithashtu është një qenie e mundshme, duhet të shkaktohet nga një qenie e mëparshme. Kjo, gjithashtu, duhet të ketë një shkak, por nuk mund të kemi një seri të pafundme shkaqesh të tillë. Kështu, duhet të jetë një shkak i parë, qenia e të cilit nuk është vetëm e mundshme, por është e domosdoshme, duke e pasur ekzistencën nga vetvetja dhe jo nga ndonjë shkak, dhe ky është Zoti. (Akuini më vonë do ta përdorë këtë mënyrë arsyetimi në provën e tretë të tij). Zoti është në kulmin e qenieve. Ai nuk ka fillim; është gjithmonë në veprim (d.m.th., është gjithmonë duke shprehur qenien e Tij të plotë) dhe prandaj Ai gjithmonë krijon.

Sipas Avicennes krijimi është edhe i domosdoshëm, edhe i përjetshëm. Ky konkluzion e çoi Bonaventurën, në shekullin e trembëdhjetë, në një gabim serioz dhe në konflikt me nocionin biblik të krijimit, sipas të cilit dy tiparet themelore të krijimit janë: ai është një produkt i vullnetit të lirë të Zotit, jo i domosdoshëm dhe se krijimi ndodh në një kohë të caktuar, jo në përjetësi.

Akuini do të ishte dakord se, nga ana filozofike, nuk ka ndonjë mënyrë për të vendosur nëse krijimi ndodh në kohë apo në përjetësi; kjo duhet të jetë në fund të fundit një çështje e besimit. Në qoftë se metafizika e Avicennes shkaktoi vështirësi tek filozofët e krishterë për doktrinën e tij të krijimit, psikologjia e tij shkaktoi shqetësime akoma më serioze. Në psikologjinë e tij Avicenna donte të merrej me aktivitetin intelektual të njeriut.

Në këtë teori çështja qendrore ishte dallimi midis intelektit të mundshëm dhe intelektit aktiv. Për të bërë këtë dallim Avicenna u mbështet në pikëpamjet e tij neoplatonike të shkallëzimit të qenieve, duke e vendosur njeriun në nivelin më të ulët të qenieve engjëllore, ose inteligjente. Kjo do të thotë se Zoti krijoi një pasojë të vetme dhe kjo pasojë quhet inteligjenca, engjëlli më i lartë, por kjo inteligjencë krijon inteligjenca të nënshtruara.

Janë nëntë inteligjenca të tilla, sipas rregullit zbritës, secila prej tyre krijon: (1) atë që është nën të; dhe (2) shpirtin e sferës që vjen më pas. Nëntë inteligjencat krijojnë dhjetë inteligjencat dhe atë të fundit, i cili është intelekti aktiv. Intelekti aktiv krijon katër elementet e botës dhe shpirtrat individualë të njerëzve. Intelekti aktiv jo vetëm krijon shpirtrat ose mendjet e njerëzve, por gjithashtu “rrezaton format” në këto mendje të krijuara.

Avicenna thoshte se përderisa mendja e njeriut ka një fillim, ajo është një qenie e mundshme, si rrjedhim njeriu ka një intelekt të mundshëm. Këtu Avicenna bënte një dallim të qartë midis ekzistencës dhe thelbit, duke thënë se gjenden dy lloje të ndryshëm sendesh tek krijesat. Duke qenë se thelbi i krijesës është i ndryshëm dhe ekzistenca e saj, thelbi i saj nuk plotësohet automatikisht dhe, sigurisht, që nuk e jep ekzistencën nga vetvetja.

Thelbi i mendjes njerëzore është të njohë, por ajo jo gjithmonë njeh. Intelekti është në gjendje të njohë; thelbi i tij është që të njohë, por njohja e tij është vetëm e mundshme. Intelekti është krijuar pa ndonjë njohje, por me një thelb ose mundësi për të njohur. Ekzistenca e njohjes në intelektin njerëzor kërkon dy elemente: (1) shqisat trupore, nëpërmjet të cilave ne perceptojmë objektet e jashtme shqisore dhe fuqia për të mbajtur imazhet e objekteve në kujtesë ose imagjinata e brendshme; dhe (2) fuqia për të zbuluar thelbin ose të përgjithshmen në sendet individuale, nëpërmjet forcës së abstraksionit.

Ky abstraksion nuk realizohet nga intelekti njerëzor, por është vepër e intelektit aktiv, i cili rrezaton mendjen njerëzore dhe e bën të aftë, që të njohë, duke i shtuar kështu ekzistencën thelbit të mendjes. Përderisa intelekti aktiv është krijuesi i shpirtërave të të gjithë njerëzve dhe si rrjedhim është forcë aktive në njohjen njerëzore, atëherë ekziston vetëm një intelekt aktiv në të gjithë njerëzit, ku të gjithë njerëzit marrin pjesë. Ajo që e shqetëson më shumë Bonaventurën në këtë psikologji, të cilën Siger de Brabant e mësonte në universitetin e Parisit, ishte se ajo kërcënonte individualizmin e veçantë të çdo individi.

Avicenna nuk kishte ndërmend të merrej me këtë, përderisa ai kishte një doktrinë të pavdekësisë së çdo shpirti, ku çdo shpirt kthehej në burimin e tij, të intelektit aktiv. Më tej autorët e krishterë kishin tendencë të shikonin në doktrinën e intelektit aktiv mohimin e shpirtit individual si edhe një shkëputje serioze midis njeriut dhe Zotit, përderisa intelekti aktiv dhe jo Zoti i jep ndriçimin intelektit njerëzor.

Personi individual ekziston vetëm për aq kohë sa materia është e formuar në trupin e tij dhe shpirti i tij është forma e trupit të tij. Pjesa aktive e intelektit nuk i përket atij. Në këtë mënyrë Avicenna futi në filozofinë mesjetare disa teza shumë provokative, ku përfshiheshin: (1) përjetësia dhe domosdoshmëria e krijimit; (2) ngjitja dhe rrjedhja në hierarkinë e qenieve; (3) doktrina e intelektit aktiv, i cili së bashku me intelektin e mundshëm krijonte dhe ndriçonte shpirtin njerëzor; dhe (4) dallimi midis thelbit dhe ekzistencës, i cili lidhet me mundësinë dhe domosdoshmërinë e qenies.

Vepra kryesore e Avicenes, enciklopedia e madhe filozofike (e cila me urdhrin e kalifit u dogj në Bagdad në vitin 1160) ndahet në logjikë, fizikë, matematikë dhe metafizikë. Kanoni i tij u përdor disa shekuj nga mjekët e Lindjes dhe të Perëndimit. Llogaritet se tërë vepra e Avicenes përmbante rreth 100 libra.

Kureshti nga jeta e filozofit

AVICENA (Abu-Ali ibn Sina), filozof, natyralist, politikan, poet dhe mjek arab (980-1037). Përfaqësues i rëndësishëm i aristotelizmit arab, mirëpo në disa vepra të veta më të vogla është i afërm edhe me misticizmin, duke u përpjekur të bashkojë neoplatonizmin me përfytyrimet fetare islamike.
Sipas Avicenes, bota materiale është e amshueshme, e krijuar nga askush, mirëpo vetëm relativisht është e domosdoshme dhe i takon kategorisë së mundësisë. Kjo botë që ekziston në aspektin kohor në mënyrë të përjetshme, kushtëzohet nga perëndia e amshueshme që ekziston jashtë kohës. Shpirti i njeriut është i pavdekshëm, por jo në kuptimin fizik por në atë shpirtëror.
Lidhur me çështjen e universalieve, Avicena është realist i matur: për të nocionet e përgjithshme ekzistojnë para sendeve, në sendet dhe pas sendeve (ante res, in rebus e post res). Mendja e perëndisë, konsideron Avicena u paraprin sendeve, kurse mendja njerëzore vjen pas tyre. Për të parim i individualizimit është materia, kurse parimi i përgjithshmërisë është mendja. Njohja është e pamundur pa mendjen kozmike aktive, e cila është unike te të gjithë njerëzit. Por njohja gjithashtu nuk është e mundur pa përvojën shqisore.
Shumica e mendimit mesjetar ishtë një përpjekje për të pajtuar fiiozofinë me teologjinë, fenë me arsyen. Autorë udhëheqës ishin të krishterët, të cilët shkruajtën filozofinë duke e përzier me teologjinë. Orientimi i tyre fetar rridhte nga rryma kryesore e traditës së krishterë. Ndërsa orientimi i tyre filozofik ishte krejt i ndryshëm, përderisa në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme ishin shfaqur filozofë të ndryshëm, bile edhe në rastet kur ata mbështeteshin në të njëjtin filozof, si për shembull, tek Aristoteli, ata paraqisnin interpretime të ndryshme të shkrimeve të tij. Rëndësia e madhe e filozofëve arab në Mesjetë qëndron në atë, se ata dhanë komente me vlerë për Aristotelin, mbi të cilat shumë autorë të krishterë u mbështetën për të kuptuar atë. Këto interpretime të arabëve për Aristotelin, për të njohur më shumë rreth tij, ishin një shkak i vështirësive serioze, në harmonizimin e fesë dhe arsyes.
Nën udhëheqjen e Muhamedit (570-632 – Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të!) u krijua një perandori e madhe myslimane, me qendra kulturore në Persi dhe Spanjë, ku gjatë shekujve të nëntë deri në atë të dymbëdhjetë, filozofë të rëndësishëm zhvilluan aktivitetin e tyre. Gjatë këtyre shekujve, bota myslimane ishte më e avancuar sesa bota e krishterë në njohjen e filozofisë, shkencës dhe matematikës greke. Për më tepër, bota myslimane kishte pranuar veprat kryesore të Aristotelit shekuj më përpara se ato të arrinin në Evropën perëndimore.

Shumë tekste të filozofëve grekë ishin përkthyer në arabisht, të cilat, më vonë, përkthyesit latinë i çuan në perëndim. Më 833, në Bagdat, ishte krijuar një shkollë për përkthimin e dorëshkrimeve filozofike dhe shkencore greke dhe gjithashtu për aktivitet shkollor krijues. Mjaft mendimtarë të shquar punuan këtu, veçanërisht Avicenna (980-1037). Një pikë tjetër qendrore e kulturës myslimane ishte Kordova në Spanjë, ku një filozof tjetër i madh, Averroes shkroi pjesën më të madhe të filozofisë se tij.

Megjithëse Avicenna dhe Averroes shkruajtën në arabisht dhe ishin myslimanë, ata nuk ishin arabë. Avicenna ishte persian, ndërsa Averroes spanjoll. Që të dy shkruajtën interpretime mbi filozofinë e Aristotelit. Këto interpretime u pranuan nga disa autorë të krishterë, si doktrinat autentike të Aristotelit. Mëqenëse këto interpretime tregonin se Aristoteli është në mospërputhje me doktrinën e krishterë, disa shkrimtarë mesjetarë, si Bonaventura, mendonin se është e nevojshme të mohohet Aristoteli për të shmangur gabimet. Shën Thoma Akuini, nga ana tjetër, kundërshtonte Siger de Brabantin, i cili ishte paraqitës kryesor i pikëpamjeve së Averroes në universitetin e Parisit.

Por Akuini pranonte versionet e tjera të Aristotelit. Për këtë arsye Akuini debatonte me Brabantin, jo që të mohonte aristotelianizmin, por për ta interpretuar Aristotelin në një mënyrë të pranueshme për doktrinën e krishterë.

Rëndësia e filozofëve arabë është e dyfishtë. Nga njëra anë ata janë transmetues të Aristotelit dhe mendimtarëve të tjerë grekë në perëndim dhe nga ana tjetër interpretimet e tyre mbi Aristotelin u bënë bazë për diskutime të kundërta në filozofinë mesjetare. /konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

23 hours ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

1 day ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

1 day ago

Soft Skills: Aftësitë që na ndihmojnë të jemi të suksesshëm në punë dhe jetë

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…

2 days ago

Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe

  Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…

2 days ago