<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

FRANCK – Një popull i vogël i një historie pa mbarim…

Është një popull i vogël, diku në Ballkanin Perëndimor, që historia i ka veshur, në fakt, duke ia mbuluar më shumë të dhënat historike. Është një popull që, të lë pa fjalë nëse ia njeh shpirtin, zakonet, traditën, veshjet, pastërtinë e karakterit ‘ngjyrosur’ me dritën e diellit (perëndia e tyre hershme e paganizmit).

Është po ai popull, që secili prej shkrimtarëve, historianëve, poetëve apo politikanëve që e kanë shkelur, nuk ka mundur të ikë indeferent prej atje. Ka prej tyre që janë magjepsur, duke ia kthyer mikpritjen dhe bukurinë e pakrahasueshme natyrore me vargje bujare, plot patos e admirim për këtë vend me këta njerëz bujarë, që historia i ka sprovuar qysh në gjenezë.

Sikundër Bajroni i këndoi maleve të rr epta si karakteri i shqiptarëve, Sebastian Franck (humanist, teolog, gjeograf dhe publikues gjerman i mesit të viteve 1499-1543) tregon shqiptarët sipas tij, në një dorëshkrim të vitit 1534. Dorëshkrimi, zbuluar nga Robert Elsie, karakterizohet nga të dhëna, që për hir të së vërtetës, nuk janë bazuar në fakte. Për më tepër, dorëshkrimi vijon si më poshtë:

“Shqipëria, një provincë e fuqishme e Evropës

Njerëzit në Shqipëri lindin me flokë të bardha, sepse është një rajon i ftohtë që përballet me Azinë. Në këtë vend qentë e mëdhenj endacakë, që mund të sulmojnë dhe masakrojnë dema të egër dhe elefantë, i shihni kudo.

Këta njerëz kanë sy të shndritshëm me ngjyra, që mund të shohin më mirë natën sesa ditën.

Solinus ishte i mahnitur nga kjo.

Shqipëria ka qenë pak a shumë, një pjesë e Maqedonisë dhe i përkiste asaj.

Pjesë e saj, janë qytete të famshme si Durrësi dhe Apollonia.

Gjuha e njerëzve nuk kuptohet as nga grekët dhe as nga sllavët.

Në lindje, kanë detin dhe në perëndim është Iberia.

Është një rajon malor dhe banorët, fillimisht ishin barinj.

Janë njerëz kaq të thjeshtë, sa nuk e dinë se çfarë është paraja.

Ata nuk dinë të numërojnë mbi njëqind.

Ata mbeten të zënë mes tyre.

Nuk e njohin peshën dhe masat, madje as nuk dinë të jenë fermerë.

Janë të pajisur vetëm për luftë dhe adhurojnë diellin dhe hënën.

Ky vend, ka gjarpërinj të mëdhenj, akrepa dhe merimanga vd ekjeprurëse.

Strabo thotë, se ata kanë 26 gjuhë.

Fillimisht u push tuan nga persët, më pas nga maqedonasit, më pas nga romakët dhe tani janë të push tuar nga turqit”./Konica.al/Hera Lera

postbck postbck

Recent Posts

Karakolli në qafën e Çajupit, ndërtim unikal në tipologjinë e tij

Veçanti nga e përgjithshmja përbën karakolli i Çajupit ose siç e quajnë vendasit “Taborri i…

3 hours ago

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

1 day ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

1 day ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

3 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

3 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

3 days ago